E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: “PD, në mbrojtje të çdo punonjësi të administratës, që kërcënohet të largohet nga puna”

08-07-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku i Tiranës vijon në Gjirokastër prezantimin e platformës për drejtimin e PD: “Bashkimi i demokratëve, garanci për fitore - ky është misioni im”


Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar bashkëbisedimin dhe prezantimin e platformës së tij për këtë post me anëtarë të PD të rrethit të Gjirokastrës. Zoti Basha, duke evidentuar punën e jashtëzakonshme të PD, që çoi në transformim rrënjësor të Shqipërisë ka nënvizuar se është detyrë e çdo demokrati të bashkohet, për t’u ringritur dhe fituar.


Duke u ndalur tek deklaratat që vijnë nga mazhoranca e re e cila, Basha tha se “kjo shumicë vjen nga një votë e deformuar me mjete jo morale që përbën një rrezik të vërtetë për demokracinë”.
Basha ka garantuar se ai dhe çdo strukturë drejtuese e PD dhe grupit parlamentar do të jenë në mbrojtje të çdo punonjësi të administratës së këtij vendi i cili sot kërcënohet në mënyrë të jashtëligjshme, për tu larguar nga vendi i punës.
“Çdo anëtar i shërbimit civil, të administratës publike, që preket nga arroganca, abuzivizmi dhe arbitrariteti i mazhorancës së ardhshme duhet dhe do të përballet me pikëpamjen time, me një forcë politike e cila jo vetëm ngre zërin, denoncon, evidenton por është gati në çdo moment me mjete juridike, politike dhe të gjithanshme, t’i paraqesë faturën financiare ligjore dhe politike për çdo veprim arbitrare në raport me administratën publike. Dhe ky është një zotim i imi, por është po kështu një domosdoshmëri e veprimit tonë të menjëhershëm politik”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›