E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD dorëzon në Kuvend nismën për imunitetin: Jemi gati ta heqim (DRAFTI I PLOTE)

Share

Partitë e mazhorancës dorëzojnë ne Kuvend nismën ligjore për heqjen e imunitetit. Këtë herë, ndryshe nga inicitiva e marrë më herët nga shumica parlamentare, synohet që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë. Kjo do të thotë se kërkohet domosdoshmërisht edhe vullneti dhe votat e socialistëve. Vizion Plus ka siguruar një kopje të draftit, që përmban 5 nene. Në nenin 1 të projektligjit përcaktohet se deputeti nuk do të ruhet me imunitet për mendimet që shpreh, kur bëhet fjale për veprën penale te shpifjes. Gjithashtu amendimet kufizojnë mbrojtjen ligjore të deputetit në raport me privimin e lirisë personale. Në nenin 2 thuhet se Kuvendi mund ta kërkojë zbatimin e imunitetit vetëm me arsyen se po cenohet ndjeshëm funksionimi i Parlamentit. Imuniteti kufizohet edhe për njerëzit e drejtësisë. Sipas projektit të mazhorances, gjyqtarët e Kushtetueses nuk mund të ndiqen penalisht për opinionet apo vendimet, përveç rasteve kur kapen gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Megjithatë edhe në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese që mund të vendosë për heqjen e masës. E njëjta fryme ruhet edhe për gjyqtaret e shkalleve me te ulëta, duke ia lene ne dore KLD, vendimmarrjen për autorizimin e arrestimit, veçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Me ndryshimet e propozuara, Avokati i Popullit dhe kryetari i KLSH humbasin imunitetin që gëzojnë, duke u barazuar me atë të anëtarit të Gjykatës së Lartë. Po ashtu edhe ministrat nuk do të gëzojnë aspak imunitet. Në relacion deputetët firmëtarë shprehen, se nisma synon reformimin e plotë të sistemit të imuniteteve për të mbërritur tek një stad të ri i luftës ndaj korrupsionit. Sipas tyre, teksti i amendamenteve është i njëjte me propozimet e Misionit PACA, në fushën e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe Misioni EURALIUS në fushën e imunitetit të gjyqtarëve.

DRAFTI I PLOTE

PËR DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.  8417, DATË 21.10.1998  KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 83, pika 1 dhe 177, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e më shumë se një të pestës së anëtarëve të Kuvendit,

 

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 73 paragrafi 1 dhe 2 ndryshohen si vijon:

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi penale, civile ose ndonjë lloj tjetër përgjegjësie për mendimet e shprehura dhe votat e hedhura në Kuvend në ushtrim të detyrave dhe të drejtave të tij si deputet. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose të privohet nga liria personale e tij në ndonjë formë, dhe ai nuk mund ti nënshtrohet kontrollit vetjak ose të shtëpisë së tij/saj në qoftë se dhe për sa kohë, Kuvendi (ose një organ i caktuar i tij) kërkon zbatimin e imunitetit te deputetit ndaj këtyre masave. Kuvendi mund ta kërkojë zbatimin e imunitetit vetëm me arsyen se po cenohet ndjeshëm funksionimi i Kuvendit. Kuvendi duhet të njoftohet menjëherë sapo që nis të ekzekutohet ndonjëra nga masat e mësipërme.

Për çështjet e parashikuara në kete paragraf, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllur për arsye të mbrojtjes së të dhënave, por vendimi merret me votim të hapur.

 

Neni 2

Neni 126 ndryshohet si vijon:

Gjyqtarët i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ndiqen civilisht ose penalisht për opinione dhe vendime të nxjerrja në ushtrim të funksioneve të tyre. Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese  rregullon procedurat për të garantuar përgjegjësinë e tyre për shkelje të kryera jashtë  funksionit të tyre në kushte të njëjta si përgjegjësia e deputetëve.  Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të arrestohet apo ti hiqet lira në çfarëdo forme pa  autorizimin e vetë gjykatës, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Gjykatës Kushtetuese që mund të vendosë për heqjen e masës.

 

Neni 3

Neni 137 ndryshohet si vijon:

Gjyqtarët nuk mund të ndiqen penalisht ose civilisht për shprehje të përdorura dhe vendime të marra në ushtrim të funksioneve të tyre gjyqësore, përveçse për krime të paramenduara të parashikuara në mënyrë specifike të Kodin Penal.

Gjyqtari nuk mund të arrestohet apo ti hiqet lira në çfarëdo forme pa autorizimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përveçse nëse kapet gjatë kryerjes ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë. Në këtë rast, Prokurori i Përgjithshëm vë menjëherë në dijeni Këshillin e Lartë të Drejtësisë që mund të vendosë për heqjen e masës.

 

Neni 4

Neni 61 paragrafi 3, neni 103 paragrafi 3, dhe neni 165 paragrafi 2  të Kushtetutës, shfuqizohen.

 

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, dhe prek të gjitha hetimet dhe procedurat e nisura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›