E Diel, 1 Nëntor 2026

PD duhet të zgjerojë Kryesinë, në vendimmarrje edhe Kryetarët e PD-së në rrethe

17-07-2013 / Gazeta 55

Sokol Olldashi, takim me strukturat e PD-së në Kombinat

Sokol Olldashi kërkoi që kryetarët e degëve në rrethe të jenë pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo strukturë e vendimmarrjes, tha Olldashi, duhet të zgjerohet për të kthyer përfaqësimin politik tek baza e partisë. “Kjo do të thotë që ne kemi nevojë të zgjerojmë kryesinë e përgjithshme të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të kemi 36 kryetarë të degëve qendër rrethi- ex officio anëtarë të Kryesisë dhe shtuar këtyre një korpus anëtarësh, të cilët do të bëjnë kryesinë në tërësi. Nga ana tjetër kemi nevojë të ndërtojmë një korpus këshillimor apo një hallkë të ndërmjetme, jo vendimmarrëse, por këshilluese për Kryetarin dhe për Kryesinë. Pra një grup, i cili ka të gjithë eksperiencën e ndërtuar nga PD në 23 vjet dhe që e vë në funksion të drejtimit politik të partisë”- tha ai. Këto deklarata, kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi i bëri në Tiranë gjatë takimit me strukturat e Grup-Seksionit të PD-së në Kombinat. Për të rritur efikasitetin në strukturat e Partisë Demokratike dhe për të dominuar terrenin, Olldashi tha se ndër të tjera është e nevojshme të bëhet inventarizimi i kontributeve të çdo anëtari si dhe të vendosen mekanizma përgjegjësish dhe mekanizma stimujsh. Kjo do të bëjë që e gjithë struktura të jetë në sinkron, dhe i gjithë ingranazhi nga anëtari i thjeshtë deri te kryetari i Partisë Demokratike të jenë në lëvizje të njëkohshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›