Fakti/Erjon Veliaj feston fitoren dhe ndot rëndë kalanë e Gjirokastrës
Turistët e shumtë që kanë vizituar dje qytetin e Gjirokastrës dhe kalanë e saj kanë mbetur të skandalizuar prej masivit të mbeturinave që janë prodhuar përgjatë koncertit “Unë jam Trashëgimi Botërore” të organizuar nga Erjon Veliaj dhe shokët e tij për të festuar fitoren e PS. Operatorët turistikë në Gjirokastër ka denoncuar ditën e djeshme gjendjen skandaloze të lënë nga organizatorët dhe Bashkia Gjirokastër një ditë pas koncertit të Erjon Velisë. Pavarësisht lejes së Bashkisë Gjirokastër të drejtuar nga socialisti Flamur Bime për të organizuar një “koncert në gur”, asnjë një ditë më pas nuk është marrë me pastrimin e territorit të kalasë në të cilën u zhvillua koncerti edhe pse e ka detyrë funksionale. Pagesa e taksës së pastrimit dhe taksës së operatorëve turistikë nuk janë shpërblyer me një menaxhim të përsosur të qytetit. Erjon Veliaj me një pa përgjegjshmëri organizative merret me punë që si takojnë realisht si Trashëgimia botërore të Uneskos si Berati dhe Gjirokastra duke krijuar institucione paralele. Ai u mor gjithçka të mundshme përpara koncertit “Unë jam trashëgimi botërore” aq sa pas eventit harroi dare se ajo pjesë e qytetit duhet pastruar si kalaja e Gjirokastrës. Nata e bardhë e organizuar në Gjirokastër mund të konsiderohet si dita e ndotjes së një qytetit të Unesko-s. Dhe kjo bie në kundërshtim me tam-tamin mediatik se Gjirokastra që rrezikon ta humbe këtë status. Në fakt Gjirokastra dhe Berati mund ta humbin statusin vetëm nga papërgjegjshmëria e dhënies së lejeve të ndërtimit pa leje të krybashkiakëve socialistë të Beratit dhe Gjirokastrës. Padyshim turistët që kanë shëtitur ditën e djeshme rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës do të jenë neveritur nga plehrat e lëna nga koncerti i Erjon Velisë dhe shokëve të tij të papërgjegjshëm. Operatorët turistikë nga frika e një revanshi pas marrjes së pushtetit nga Erjon Veliaj dhe shokët e tij nuk kanë fuqi të ngrenë zërin për këtë skandal të përmasave botërore. Në fakt, nuk është faji i atyre që festuan, por i organizatorëve që nuk e parashikuan pastrimin e plehrave të prodhuara nga konsumimi i shumtë i ushqimit dhe pijeve alkoolike. Erjon Veliaj i mësuar me netët e bardha të Pezës ka dashur ta replikojë Natën e Bardhë në shtëpinë muze të Enverit për të dhënë kontributin e tij ideologjik në përkujdesjen e kujtesës.
...