PD e Fierit urdhëron me e-mail mësuesit për pjesëmarrje në miting
Drejtoria Arsimore e Fierit u ka nisur një e-mail drejtorëve të shkollave, ku u është kërkuar që të angazhohen të gjithë mësuesit të marrin pjesë në mitingun e hapjes së fushatës elektorale të PD në Fier.
Ky është e-mail që Drejtoria Arsimore u ka dërguar mësuesve për të qenë në mitingun e PD-së.
From: Drejtoria Arsimore Fier <drejtoriaarsimore@gmail.com>
To:
Përshëndetje
Nesër, ditën e mërkurë, data 15 maj, ora 18.30, në sheshin përballë universitetit Kristal në Fier organizohet hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.
Drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë miting së bashku me stafin e tyre.
Brenda ditës së sotme konfirmoni marrjen e këtij e-maili dhe pjesëmarrjen.
E-maili është publikuar në faqen në Facebook të deputetit socialist, Ervin Koçi, i cili e konsideron këtë akt si diçka të turpshme dhe me përgjegjësi penale./A.XH