E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënder Gjinushi: Do të marrim 74 deputetë në këto zgjedhje

gjinushiKryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, në një intervistë për A1Report, tha se opozita e majtë do të marrë 74 mandate deputetësh në këto zgjedhje.

Sipas Gjinushit, e majta do ndryshojë balancën në Kukës, ku rezultati do jetë 2 me 2. Sipas tij, PS merr 10 mijë vota, LSI do marrë 4- 5 mijë dhe aleatët e tjerë 2 mijë vota.

Gjinushi thotë se në Berat rezultati do jetë 6 me 2, kurse në Fier 10 me 6.

Kreu i PSD thotë se do ndryshojë edhe Elbasani, kurse Korça e ka më të vështirë. Në Vlorë ai parashikon një rezultat 8 me 4.

Gjinushi sulmoi ashpër gjatë kësaj interviste edhe ambasadorin e OSBE në Tiranë, Eugen Volfarth, duke thënë se ai ka bërë deklarata në mbrojtje të shkeljeve të ligjit.

Ai ka qenë përkrahësi më i mirë i të gjitha shkeljeve ligjore të qeverisë, tha Gjinushi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›