E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e PS miratojnë ndryshimet në Kodin Civil

Ndryshimet kryesore të miratuara kanë të bëjnë me rregullimin e veprës së shpifjes dhe fyerjes si padi civile, bazuar në propozimet e qeverisë, shoqërisë civile dhe në relatimin e deputetes socialiste, Vasilika Hysi.

Ndryshimet në kodin civil u depozituan në Kuvend në vitin 2007, krahas një ndryshimi në kodin penal, si iniciativë e qeverisë për dekriminalizimin e shpifjes dhe me qëllim zgjerimin e lirisë së medias. 

Qeveria mbron variantin që shpifja dhe fyerja të trajtohen si padi civile, ndërsa relatorja e PS-së për ndryshimet në kodin penal, deputetja Ermonela Felaj, propozon që nga ligji penal duhet të hiqet vetëm dënimi me burg, po jo gjobat. /Start/

                                                                                             2012-02-15 17:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›