E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e bashkise: Votimi i buxhetit u prish per te mbuluar vjedhjet

Keshilltaret e Partise Demokratike ne Keshillin Bashkiak te Tiranes e akuzuan kryetarin e bashkise, Edi Rama se prishi votimin e dy diteve me pare per buxhetin, per arsyen se donte te fshihte 14 milione eurot, te destinuara per pazaret e tij. Keshilltari i PD-se, Ferdinand Poni, i shoqeruar edhe nga keshilltaret e tjere bashkiake, Gent Strazimiri dhe Flamur Noka theksuan se PD do te bej te gjitha perpjekjet qe kjo shume e konsiderueshme te shkoj per te plotesuar nevojat e qytetareve te Tiranes. "Garantojme qytetaret e Tiranes se do te vazhdojme te qendrojme ne anen e tyre, ne mbrojtje te interesave te tyre, per te mos lejuar shperdorimin apo grabitjen e asnje qindarke te komunitetit, per te penguar epshet e kryetarit, nevojat e organizates baze te partise se tij, apo blerjen e medieve prej tij me te pakten 14 milione euro", theksoi keshilltari i PD-se, Ferdinant Poni ne nje deklarate per mediat. Sipas Ponit, grupi i keshilltareve te Partise Demokratike do te rrezoje kurdohere buxhetin e Edi Rames, per te votuar buxhetin qe ne propozojme per Tiranen dhe qytetaret e saj, sepse ne vend qe t'i jape Tiranes buxhetin qe meriton, Rama po kerkon t'i imponoje qytetit, buxhetin e tij personal dhe elektoral.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›