Rama: Buxheti u miratua me 29 vota
Luljeta Ndoka
Sherri verbal qe ndodhi ne sallen e Keshillit Bashkiak dy net me pare, nuk ka mbetur vetem ne kufijte e asaj salle. Polemikat mes keshilltareve te forcave te ndryshme politike dhe kryebashkiakut te Tiranes, kane vazhduar gjate gjithe dites se djeshme, ku forcat politike jane ndare ne dy kampe: Pro dhe kunder buxhetit. Pro tij sigurisht qe ka qene kreu i institucionit hartues, kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama, i mbeshtetur paraprakisht me vota edhe nga Partia Socialdemokrate dhe anetari i LZHK-se.
Rama
Nuk ka hezituar aspak ta quaje buxhetin e bashkise se Tiranes per vitin 2009, te miratuar. Qendrimin e keshilltareve te Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim, Rama e ka cilesuar "perpjekje e deshperuar dhe deshperuese te pakices se bashkuar PD-LSI, per te mohuar shumicen qytetare qe votoi pro, buxhetit te ri te kryeqytetit". Me tej, ne deklaraten e tij per shtyp, Rama ka falenderuar publikisht shtate keshilltaret e forcave te tjera politike, qe se bashku me 22 keshilltaret socialiste e socialdemokrate e cliruan buxhetin e kryeqytetit, duke i dhene jete me 29 vota, nje aleance qytetare. "Ky nuk eshte buxheti im dhe as i 29 keshilltareve qe e votuan pro. Ky eshte buxheti i atyre qindra-mijera njerezve, qe na kane votuar dhe qe sot presin nga ne te gjithe, te vazhdojme punen per Tiranen, duke e mbyllur qetesisht kapitullin e buxhetit e bashke me te edhe lojen politike, qe e zvarriti miratimin e puneve tona te perbashketa per vitin 2009", tha kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama.
Verdikti
Rama u eshte drejtuar te gjithe qytetareve te Tiranes se, cilido qofte reagimi i pakices se djeshme ndaj votimit te djeshem, zeri juaj eshte degjuar fort me voten e 29 keshilltareve. "Interesat tuaja e te qytetit tone te perbashket, jane mbrojtur qarte me voten pro buxhetit tuaj. E ardhmja ka kapercyer perseri pengesen e se shkuares dhe ne do te ecim se bashku perpara, me punen tone per Tiranen sot dhe per te gjithe Shqiperine e pas 144 diteve", tha Rama. Ai ka vijuar se nuk e ka pare per asnje dite bashkine e Tiranes dhe punet e saj, si pjese te lojes politike, prandaj ka vijuar se nuk ndihet aspak fitimtar i lojes se tyre politike. Sa i perket qendrimit te LSI-se, kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama tha se, Ilir Meta ka kohe qe ecen ne drejtim te kundert me kohen e me vullnetin e shumices, mbrapsht ne histori duke u rifutur teresisht ne rolin e vitit 2005-es, megjithese konteksti historik e politik eshte krejt tjeter dhe sot ai rol eshte thjesht dhe vetem nje sherbim i verber per Sali Berishen, ne dem te interesave te njerezve e te vendit.