PD e këshillit bashkiak Tiranë, kërkon shkarkimin e Ramës
TIRANË- Anëtarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në mbledhjen e radhës do të kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Edi Rama për abuzime me lejet e ndërtimit. Kjo bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp nga grupi partiak i PD në këtë Këshill.
“Grupi i këshilltarëve demokratë do të kërkojë në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës shkarkimin tuaj nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të të shkarkojë ty për dëmet dhe krimet monstruoze ekonomike, dhe jo vetëm kaq, por do të kërkojë rivendosjen e normalitetit dhe vendimmarrjet e tua që kanë dëmtuar rëndë qytetin e Tiranës, siç është rasti i tokës dhënë besnikut tënd tek Parku “Rinia” etj, etj”.
Në deklaratën për shtyp, Partia Demokratike, grupi i keshilltareve ne keshillin e bashkise Tirane u shprehën gjithashtu sot se “Opinioni publik është njohur me fakte të pakundërshtueshme që vërtetojnë kapjen e Ramës nga kupola e krimit ekonomik”.
“Rama ndodhet në një pozitë të mjerueshme për shkak të krimit dhe shkatërrimit të Tiranës;ur tjetërsonte në favor të Besnik Sulës mbi 1300 m katror truall publik, Kur tjetërsonte për llogari të Z. Peza e grupit të tij rrugën publike të marrë me qera, Kur ndërtonte në binomin Rama-Delijorgji apo Delijorgji-Rama një qytezë të tërë me mbi 50 pallate, Kur tjetërsonte, nënshtronte e shkatërronte mbi 500.000 m katror pjesë të territorit të Tiranës”.
Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Këshilltarëve Demokratë në Këshillin Bashkiak, Ferdinant Poni, njëkohësisht zv/ministër i Brendshëm e argumentoi e akuzoi Ramën për nënshtrim ndaj interesave abuzive të mafies së ndërtimit. "Rama është inspirues të shkatërrimit urban Tiranës, shkelje flagrante të ligjit, si dhe abuzime monstruoze me pronën publike dhe interesave të qytetarëve të kryeqytetit.
Këshilli bashkiak i bashkisë së Tiranës mblidhet si rregull jo më shumë se një herë në muaj. Ai numëron 55 anëtarë, 18 prej të cilëve i takojnë PD-së, 21 PS, 6 LSI-së, 2 PR-së, 1 PAD, 1 BLD, 1 LZHK, 1 PAA, 1 PBDNJ, 1 PDI, 1 PSD, 1 PDK.
(d.b/BalkanWeb)