E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshket zetori, bie në greminë. Vdesin dasmorët, babë e bir

 KUKES-Dalja nga rruga dhe rënia e një zetori poshtë një ure në një aksident të rëndë automobilistik në aksin rrugor Kukës -Shishtavec, solli për pasojë, vdekjen e dy personave, babë e bir. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Shtrezë në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, ku traktori tip zetor me të cilën udhëtonin babai me dy fëmijët e tij adoleshentë ra në greminë duke lënë të vdekur në vend 2 pjestarë të familjes. Sadri Demaj 50 vjec së bashkë me djalin e tij Qemal Demaj 19 vjec dhe vajzën Lulie Demaj 21 vjec ishin duke cuar rrobet e nuses në fshatin Shtrezë, një traditë kjo e dasmave shqiptare. 50 vjecari martonte një djalë tjetër që për momentin nuk ndodhej në automjet. Por zetori ka rrëshkitur duke rënë në greminë dhe shkak besohet se kanë qënë ngricat. Kanë qënë banorë të zonës që pasi kanë dëgjuar zhurmën kanë rendur për tu dhënë ndihmën e shpejtë të aksidentuarve. Por, baba e bir u gjetën të vdekur, kurse vajza 21 vjecare e plagosur. Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit për trajtim dhe jashte rrezikut per jeten. Të tre ishin pjestarë të një familjeje nga fshati Bardhoc i rrethit të Kukësit afer fshatit Shtreze ku dhe dnodhi aksidenti.
Hetimet
Policia e Kukesit e cila mbërriti në vendngjarje konstatoi se aksidenti ndodhi kur automjeti me të cilën udhëtonin 3 shtetasit ka rrëshqitur duke përfunduar në një greminë. Në vendin e aksidentit trashësia e dëborës nuk ka qenë më shumë se 5 - 7 centimetra dhe mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit, apo dhe akulli që ndodhej në këtë pjesë të rrugës.
Zona e Kukësit ditën e sotme është zgjuar e mbuluar nga bora dhe autoritetet lokale u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin zinxhirë në rrugët me dëborë dhe akull. Moti i ftohtë në temperatura minus ka përfshirë zonat verilindore gjatë 24-orëve të fundit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›