E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opozita e Bashkuar” nis sot protestat në Durrës

Opozita e Bashkuar rinis sot protestat nga qyteti i Durrësit. Në emër të “Opozitës së Bashkuar”, Spartak Ngjela deklaroi dje se protestat të cilat do kenë stacion të parë Durrësin kanë si qëllim largimin e qeverisë.
 

Kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi ftoi të gjithë qytetarët e pakënaqur nga keqqeverisja të marrin pjesën në tubimet e opozitës, që nisin sot nga Durrësi.
 

Protesta e fundit e opozitës u zhvillua në Pogradec, por për shkak të përmbytjeve në Shkodër, ato u ndërprenë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›