Gjobe me telefon biznesmenit. Arrestohet kercenuesi nga Lushnja
TIRANË- Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet, mbeti ne qeli nen masen e sigurise "arrest me burg" deri ne perfundim te hetimeve, 33 vjeçari Veiz Koreshi, pasi pak dite me pare i kishte vendosur gjobe prej nje mije euro biznesmenit Ferdinand Ibrahimi, i njohur si pronar i nje sere biznesesh te ndryshme dhe koncesionar i makinave "Fiat" ne Shqiperi. Ka qene gjyqtari Fran Prendi, i cili mesditen e djeshme, me kerkese te prokurorit Eugen Beçi mori ne shqyrtim kerkesen e institucionit te akuzes, per vleftesimin e arrestit dhe caktimin e mases se sigurise ndaj 33- vjeçarit Koreshi, i arrestuar me 15 nentor 2010 ne Lushnje. Procedimi penal ndaj Koreshit ishte transferuar nga prokuroria e Lushnjes, pasi ndaj 33- vjeçarit eshte ngritur akuza e "Shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise".
Kjo veper penale, sipas relatimit te prokurorit Beçi, ne seancen gjyqesore te dites se djeshme, eshte konsumuar nga i arrestuari gjate periudhes 10 deri 15 nentor, kohe kjo qe korrespondon me kater telefonatat drejtuar biznesmenit Ibrahimi. "Me 15 nentor 2010 policia eshte njoftuar dhe ka arrestuar ne flagrance shtetasin Veiz Koreshi, prane nje kabine telefonike ne qytetin e Lushnjes, pasi kishte kerkuar me ane te telefonit qe biznesmeni F.Ibrahimi te paguante shumen prej 1 mije euro kundrejt mos ekzekutimit te tij"-thuhet ne kronologjine e lexuar nga prokurori Beçi. Sipas ketij te fundit, gjithçka ka nisur ne veren e ketij viti kur ne numrin personal te biznesmenit Ferdinand Ibrahimi eshte bere nje thirrje nga nje numer fiks, ku telefonuesi i ka kerkuar te paguante ne forme gjobe shumen prej nje mije euro. Kete shume, sipas prokurorise, i arrestuari 33- vjeçar Koreshi e ka kerkuar t'ia depozitonte ne nje llogari bankare. Kete telefonate biznesmeni e ka injoruar duke ia mbyllur telefonin.
Pak dite me pas, po nga ai numer i kabines telefonike, biznesmeni ka pranuar nje thirrje tjeter, ku telefonuesi ka perseritur kerkesen per pagimin e "gjobes". I ndodhur ne keto kushte, biznesmeni Ibrahimi ka angazhuar familjaret dhe shoqeruesit e tij private, qe te identifikonin numrin e telefonit nga ku telefononte "gjobevenesi". Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se numri ishte i nje kabine telefonike ne qytetin e Lushnjes. "Me 10 nentor 2010 perseri ka telefonuar i dyshuari Koreshi duke e kercenuar per mos plotesimin e kerkeses se tij, per te paguar 1 mije euro. Biznesmeni Ibrahimi, nuk ka njoftuar policine, duke u angazhuar privatisht te zgjidhte çeshtjen"-thuhet ne hetimet paraprake. Nga telefonata e fundit, biznesmeni Ibrahimi, i ka kerkuar "gjobevenesit" qe me date 15 nentor ta therriste serish aty nga mesdita dhe do te jepte udhezimet e dorezimit te kesaj shume. "Konkretisht, me 15 nentor biznesmeni Ibrahimi dhe njerezit e tij, jane afruar prane kabines telefonike nga ku telefonuesi kishte telefonuar dhe kane pritur per disa minuta qe te behej thirrja. Aty nga mesdita, prane kabines eshte afruar 33- vjeçari Koreshi dhe ka formuar numrin e biznesmenit Ibrahimi. Ky i fundit, sapo ka pare thirrjen ne aparatin e telefonit te tij personal, ka dhene "urdher" qe te ndalohet telefonuesi Koreshi qe ndodhej ne kabine. Ne kete moment, ai eshte ndaluar dhe eshte lajmeruar policia, e cila ka arrestuar ne flagrance 33- vjeçarin Koreshi"-theksoi dje ne vendimin e arsyetimit te mases se sigurise gjyqtari Prendi.