PD feston sot 21-vjetorin e krijimit, ftesa për Topin, Ramën e Nanon
TIRANE- Demokratët mblidhen sonte në orën 18:00 tek Pallati i Kongreseve për të festuar 21-vjetorin e krijimit të saj. Në këtë përvjetor demokratët nuk do të festojnë vetëm por edhe me kundërshtarët politikë pasi në adresë të tyre kanë mbërritur ftesat konkrete. Mësohet se, për të marrë pjesë në ngjarjen e madhe të krijimit të PD-së 21 vite më parë, PD-ja i ka bërë ftesë kreut të PS-së Edi Rama, ish-kryeministrit socialist Fatos Nano e Presidentit të Republikës Bamir Topi.
Po ashtu, në festën e demokratëve janë ftuar trupi diplomatik të akredituar në Shqipëri, ish-themelues të PD-së, si ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ish kreu i PD-së Eduart Selami, aleatët e demokratëve e shumë të ftuar të tjerë. Një vit më parë Selami ishte i pranishëm në festën e PD-së ndërkohë Topi çoi stafin e tij ndërsa vetë mungoi. Po ashtu edhe Edi Rama delegoi deputeten Arta Dade që t'i bashkohet 21-vjetorit të krijimit të PD-së. Duket se e njëjta gjë do të përsëritet edhe sivjet pavarësisht se vetëm pak ditë më parë PS-ja dhe PS-ja bën paqe mes tyre duke bërë të mundur arritjen e konsensusit politik.
(m.a/GSH/BalkanWeb)