E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit, PS sot seancë dëgjimore me 12 kandidatët

TIRANË- Partia Socialiste do të organizojë sot seanca dëgjimore me 12 kandidatët e përzgjedhur nga komisioni i saj ad-hoc për pozicionin e kreut të Avokatit të Popullit.

Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën që aspiron të kryejë.

10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›