E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata shpall të pafajshme Rezarta Shkurtën, por dueli do vazhdojë me Rozana Radin

Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi

Gjykata e Tiranës e ka shpallur sot të pafajshme këngëtaren Rezarta Shkurta, por Prokuroria nga ana e saj e shpalli fajtore, duke e dënuar me 82 orë punë publike.

Vendimi e Gjykatës në lidhe me sherrin midis Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit, këngëtarja Shkurta, e ka publikuar në Facebook edhe ka shprehur gëzimin e saj për këtë arritje nga ana e saj.

Jam e lumtur tju njoftoj se, përsa i përket akuzave të bëra ndaj meje nga zonjusha Rozana Radi, gjykata dha vendimin që më shpall mua te pafajshme. Faleminderit të gjithë atyre që besuan tek unë që në fillim, edhe kur një pjese e mirë e medias shtrembëruan të vërtetën. Ndihmesë shumë e madhe për të nxjerrë të vërtetën ka qenë dëshmia e dy policëve ne vendngjarje, të cilët  kanë deklaruar se Rozana ka qenë e dhunshme dhe në gjendje te droguar.

Megjithatë, Rezarta nuk duket se do të dorëzohet këtu, siç tregon edhe ajo vetë, teksa ka lëshuar sfidën e radhës, E dashur Rozanë, po ta them publikisht, se do të të hedh në gjyq për faktin që u mundove të hedhësh “baltë” mbi imazhin tim, ka deklaruar ajo, duke ju drejtuar në distancë rivales së saj.

Rezrata i  ka thënë Rozanës se, uroj të jesh në gjendje të më paguash dëmshpërblimin”.

Prokuroria kishte dhënë pretencën për sherrin me grushte midis Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit gjatë mbrëmjes së 5 dhjetorit 2010, duke deklaruar si të pafajshme Radin dhe për Shkurtën ka kërkuar që të kryente si dënim 82 orë punë në shërbim të komunitetit, e barasvlershme me një dënim prej 2 muajsh burg. Gjyqi për çështjen në fjalë zgjati plot 22 seanca, deri në dhënien e vendimit nga gjykata. Mirëpo duket se Rezi nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. E po ashtu, me siguri edhe Rozi. Prandaj, dueli pritet të vazhdojë sërish. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›