E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH, Rama: Ju do e bëni vendin evropian

Kreu i PS, Edi Rama

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama duke folur ne Asamblene e FRESSH ka kërkuar kthimin e tij në një hapësirë publike për të tjerë të reja e të rinj dhe  duke e cilësuar forcën që drejton si në anën e duhur të historisë ka theksuar se është kjo forca që do ta ndërtojë Evropën në  Shqipëri.

Sipas tij, kjo organizatë ka nevojë për të rinj që të kenë mundësinë e dëshirën që të bëhen pjesë e një përpjekjeje politike dhe të kuptojnë e besojnë se politika është mundësi për cdokënd për të ndryshuar së bashku  gjera që vetëm nuk i ndryshon dot.

Kjo organizatë të kthehet në hapësirë të pranishme në cdo territor dhe kjo është barra juaj që këtë program ju ta ktheni në program pune në zonat tuaja ku na duhet ky organizimin dhe kjo shtrirje e rëndësishme për të pasur një FRESSH që të ketë një hapësirë publike për këdo që ka dëshirë, pasion e vullnet për të marrë pjesë në jetën politike- tha Rama.

Sipas tij, sfida është e vështirë por që do të fitohet së bashku se jemi në anën e duhur të historisë, se jemi forca që do ta bëjë vendin evropian, që do ndërtojë Evropën këtu. Jemi një forcë që është qartësisht e përcaktuar për ndryshim radikal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›