E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, grave socialiste: Braktisni kushtet çnjerëzore - Rama ju lë pa ngrënë, ndërsa vetë ushqehet me supën e ngrohtë te mamaja

Deklarata e plotë për shtyp e deputetes demokrate, Mesilda Doda


“Dëshiroj të shpreh shqetësimin për dimensionin e thellë antihuman në përgjithësi dhe antifeminist në veçanti që po konsumohet qysh prej dy javësh pak metra larg nga kjo ndërtesë në mes të bulevardit kryesor të kryeqytetit, në mes të shiut, diellit dhe gjithë faktorvë të tjerë atmosferikë. Të nderuara zonja kolege të Partisë Socialiste! Qysh prej dy javësh vazhdoni të qëndroni në kushte çnjerëzore, vazhdoni të qëndroni të paushqyera, pa fëmijët dhe familjet tuaja pranë, duke qëndruar ditë e natë në mes të rrugës, në mes të bulevardit kryesor të qytetit. Sigurisht që edhe ju vetë e dini që vendi juaj i natyrshëm është familja dhe fëmijët tuaj, jo rruga, jo bulevardi kryesor i qytetit, jo sakrifica absurde për pushtetin e një burri, që me papjekurinë e tij po dëmton rëndë shëndetin tuaj, të grevistëve të tjerë dhe që i vetmi veprim që kryen për t’ju ardhur në ndihmë është teatri që stis çdo pasdite kur bën sikur ju puth duart e më pas vrapon të hajë supën e tij të ngrohte tek mamaja. Të nderuara zonja! Një burrë që është lider, që është i përgjegjshëm për rolin që ai ka në drejtimin e forcës së tij politike, nuk loz me jetët tuaja, dhe as me ato të fëmijëve tuaj, të cilët kanë 14 ditë që vazhdojnë të jetojnë, të ushqehen e të flejnë pa praninë tuaj, pa prezencën e vatrës familjare të privuar nga dëshira absurde e një burri vetmitar i obseduar nga ëndrra të dhunshme kryeministrore. Të nderuar zonja! Ju që keni sjellë jetë në jetë, ju që keni ditur të rrini natë e ditë pa gjumë pranë femijëve tuaj, nuk mundet sot të këmbeni gjith këtë mrekulli, me një ide a ideologji që të sëmurët për pushtet, bllokmenët e vjetër a të rinj po përpiqen të induktojnë dhunshëm në këtë shoqëri. Mundohuni të rigjeni dinjitetin e nëpërkëmbur nga malinjiteti i një burri që nuk ka as trimërinë e as forcën tuaj, sepse ndërsa ju luftoni për kutitë e tij, ai vazhdon të konsumojë supën e rehatine e shtepisë së nënës së tij”.


Gjergji Papa: Bllokmenët të rinj e të vjetër, të yshtur për pushtet me dhunë “Bllokmenët e rinj e të vjetër: Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Dash Myslim Peza kërkojnë pushtet me dhunë. Zoti Rama refuzon dialogun që Evropa i kërkon. Edi Rama kërkon pushtet me bllokim rrugësh, do pushtet me përplasje, synon pushtetin përmes konfliktit. Këlyshët e bllokut kërkojnë pushtetin me çdo mënyrë. Bllokmenët e rinj si etërit, kërkojnë pengimin e shqiptarëve në Evropë. Zoti Rama për çdo gjë të keqe që Ti kërkon t’i bësh shqiptarëve ke përgjegjësi vetëm personale. Njoftojmë bllokmenët e rinj se në kundërshtim me dëshirën e tyre së shpejti shqiptarët do lëvizin pa viza. Njoftojmë edhe zotin Rama se zgjedhjet bëhen 1 herë në 4 vjet”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›