Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Volonte: Politika e Edi Ramës, lëvizje sterile e cila ka shkelur rekomandimet e Këshillit të Evropës

“Veprimet e Ramës janë kontradiktore me ato që i ka kërkuar Këshilli i Europës”. Kështu u shpreh sot Luca Volonte, President i EPP në Këshillin e Europës, anëtar i Komitetit Presidencial të PACE-s, në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetarja e Kuvendit i shprehu z.Volonte vlerësimin për Këshillin e Europës. Ajo tha se, “ne mbështesim tërësisht deklaratat e Komitetit Presidencial, si dhe deklaratën e Byrosë së Këshillit të Europës bërë para pak ditësh për Shqipërinë”. Duke folur rreth situatës më të fundit në Shqipëri, Presidenti Volonte tha se “veprimet e zotit Rama në këto muajt e fundit janë krejtesisht të pajustifikueshme”. “Rama po gabon dhe në planin institucional, pasi po jep pergjigje kotradiktore me çka i ka kërkuar KiE. Asambleja parlamentare ka thënë që, debati bëhet në parlamentet dhe bojkoti është i papranueshëm. Iinsiativa e greves se urisë ështe në kundërshtim me atë që ka deklaruar se do të bëjë”. Presidenti Volonte tha se “ideja për të bllokuar qarkullimin rrugor në Tiranë dhe për të bllokuar qarkullimin në qytete të tjera është kundër çdo norme civile që ekziton në të gjitha vendet demokratike”. “Kjo është grevë urie, e cila më thonë se as nuk ka lidhje me Ramën. Pra ai i ka futur të tjerët në grevë urie dhe vetë, bashkë me disa krerë të partisë, nuk ka hyrë në grevë. Kjo është diçka qesharake. Kjo mënyrë sjellje është sterile, pa rezultat, që prodhon probleme të mëdha për qytetarët, ashtu siç mund të prodhojë dëme të mëdha ndërkombëtare. Nuk besoj se do i shërbejë as për publicitet Ramës, duke parë se janë përpara zgjedhjet e ardhshme lokale.” Presidenti Volonte u shpreh se kjo që po ndodh skualifikon totalisht opozitën. Unë shpresoj që Edi Rama dhe Partia Socialiste të tregojnë sens përgjegjësie, të ndjekin udhëzimet e dhëna nga Këshilli i Europës, të vijnë në parlament jo vetëm ndonjëherë, por të kontribuojnë në përpjekjet e gjithë vendit për integrim”.
Pas takimit me Kryetaren e Kuvendit, Luca Volonte iu përgjigj interesit të gazetarëve:
Zoti Volonte, si i shihni zhvillimet e fundit në Shqipëri? Shoh që demokracia funksionon shumë mirë, vendi po zhvillohet me ritme shumë të rëndësishme në një periudhe krize globale si kjo. Shpresojmë që të jepet sa më shpejt një vendim në favor të Shqiperisv për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që Shqipëria të jetë sa më shpejt në Europë. Ne italianët po angazhohemi shumë në këtë drejtim, Shqipëria e meriton sepse Europa ka nevojë për një vend si Shqipvria për demoracinë shqiptare dhe rolin në stabilitetin politik në Ballkan.
Si e shihni grevën e urisë së Partisë Socialsite, a po dëmton? Veprimet e Rames në këto muajt e fundit janë krejtesisht të pajustifikueshme. Nuk është vetëm mendimi i Partive Popullore, por e ka thënë zyrtarisht edhe KiE, që debati duhet te bëhet në parlament, opozita bëhet në parlament. Vezhguesit e OSBE-së kanë deklaruar që zgjedhjet kanë qenë, më të mirat dhe më demokratiket e zhvilluara ndonjëherë në vend. Dhe në këtë këndvështrim, në planin politik Rama po gabon dhe në planin institucional po jep pergjigje kotradiktore me çka i ka kerkuar KiE.
Asambleja e KiE ka dhënë disa sugjerime që PS t’i drejtohet gjyqësorit, Komisionit të Venecias... Po, Asambleja parlamentare ka thene shume gjera. Ka thënë që debati behet në parlamentet dhe bojkoti është i papranueshëm. Me duket se Rama po bën totalisht te kunderten. Insiativa e greves se urisë ështe në kundërshitim me atë që ka deklaruar se do të bëjë. Sepse, të kesh deputetë që nuk shkojnë në parlamentet dhe te njëjtët deputetë bejne greve urie ndërkohë që mund të diskutojnë në parlament, më duket në kundërshtim me çdo parim demokratik që s’ka as minimumin e parimeve dhe vlerave të Këshillit të Europës KiE ka kerkuar dhe sugjeruar që nese shihet e nevojshme të kërkohet një rivleresim në Komisionin e Venecias. Sigurisht, nëse PS nuk bie dakord as me këtë mundësi per t’iu drejtuar Gjykates për të marrë një mendim, atëherë ajo bie në një pozicion politik të gabuar duke mos pasur asnjë justifikim juridik për të pasur sadopak vëmendje nga KiE, e cila nuk mund të bëjë më shumë se kaq. I kërkohet të japë një gjykim pozitiv per çka PD dhe qeveria Shqiptare ka bërë edhe duke u përpjekur të mirëkuptojë opozitën, edhe pse kjo ide për të bllokuar qarkullimin rrugor në Tiranë dhe për të bllokuar qarkullimin në qytete të tjera është kundër çdo norme civile që ekziton në të gjitha vendet demokratike.
Disa ditë më parë ishte këtu zoti Panella për të mbështetur këtë grevë dhe zotin Rama, a keni ju një koment për këtë? Ne e njohim zotin Pannella prej vitesh. Mendoj se edhe vetë Pannella ka qeshur me këtë grevë urie, grevë e cila më thonë se as nuk ka lidhje me Ramën. Pra ai i ka futur të tjerët në grevë urie dhe vetë, bashkë me disa krerë të partisë, nuk ka hyrë në grevë. Kjo është diçka qesharake. Nga ana tjetër kur Pannella hyri në grevë urie, nuk i solli kurrë fat, sepse Partia Radikale mbeti gjithmonë në kuotat e 2-3 përqind. Unë mendoj se një forcë politike e përgjegjshme si partia socialite shqiptare, duhet të meritojë një rol më të madh politik dhe një prezencë më të madhe në problemet reale që i interesojnë qytetarëve shqiptarë. Ajo mund të kontribuojë më shumë për të çuar Shqipërinë në Europë. Kjo mënyrë sjellje është sterile, pa rezultat, që prodhon probleme të mëdha për qytetarët, ashtu siç mund të prodhojë dëme të mëdha ndërkombëtare. Nuk besoj se do i shërbejë as për publicitet Ramës duke parë se janë përpara zgjedhjet e ardhshme lokale.
A keni ju një apel? Apeli im është ky: Kjo që po ndodh skualifikon totalisht opozitën. Unë shpresoj që Edi Rama dhe Partia Socialiste të tregojnë sens përgjegjësie, të ndjekin udhëzimet e dhëna nga Këshilli i Europës, të vijnë në parlament jo vetëm ndonjëherë, por të kontribuojnë për të bërë të mundur që përpjekjet e gjithë vendit, jo vetëm të Partisë Demokratike, por të gjithë qeverisë që është edhe e Partisë socialsite, të kontribuojë për të forcuar edhe më shumë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë, të kontribuojnë që Shqipëria më në fund të anëtarësohet në Europë dhe t’i japë Partisë Socialsite atë rol dhe dinjitet politik që meriton.
...