E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama ka zënë rrugën e integrimit të Shqipërisë

Falangat e dhunshme të kryetarit socialist nuk kanë zënë vetëm një rrugë apo disa rrugë të vendit. Edi Rama ka zënë rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe çfarëdolloj aksioni që garanton largimin e kësaj barrikade aziatike nga rruga jonë e përbashkët, merr vlerë patriotike e atdhetare

Biografia e Edi Ramës, është ajo e një trashëgimtari me nam të nomenklaturës komuniste. I biri i Kristaq Ramës, një prej anëtarëve të ish-Presidiumit të Kuvendit Popullor, gjatë regjimit diktatorial, që akuzohet për vrasjen e një poeti e të dhjetëra shqiptarëve të thjeshtë, sepse ata shprehnin atë që mendonin dhe mbronin teorikisht idealet e lirisë. Edvin Kristaq Rama, është mirëfillti as më shumë e as më pak, djali i një vrasësi, që ka marrë jetë njerëzish, djali i një shërbëtori të Enver Hoxhës, i cili sot e kësaj dite, pikërisht në kohët moderne, po tenton të shlyejë amanetin e baballarëve të tij, të izolojë Shqipërinë ndërkombëtarisht. Kësisoj, Edi Rama ka instaluar në Partisë Socialiste një mekanizëm specifik, për të destabilizuar në kohë rekord aspiratat e integrimit evropian të Shqipërisë.
Tollovitë e përditshme, kërcënimet e paprincipta, zvarritja nëpër protesta dhe greva urie, e instrumentalizon kryesocialistin si arkitektin e një politike mavijosëse, për të bllokuar me çdo kusht zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Ecejaket e paprecedenta për muaj të tërë, sa në shesh, në rrugë, sa nga rruga në shesh, janë motoja solemne e Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Skënder Gjinushit dhe brezit të ri të bllokmenëve si Ilir Xhelil Gjoni, Dash Myslym Peza, Ledi Hamit Shamku, Ditzi Sul Bushati etj, për arritjen e synimeve, të marrjes së pushtetit me dhunë. Androgjinët e politikës ylberiste po përdorin çdo kartë të lejueshme, për vënien në jetë të qëllimeve ogurzeza, por në momentin që e kuptojnë se e kanë tejkaluar legjitimitetin e veprimtarisë, struken nën hijen e kryetarit të gjatë, për të hedhur akuza në drejtim të strukturave shtetërore të mbarëvajtjes së ligjit. Lakuriqi i PS-së, një pengmarrës i rëndomtë dhe dhunues i interesave kombëtare, në vijim të inkursionit të politikës së shpifjes dhe mashtrimit, për ditë e me radhë po u bën shpëlarjen e trurit 22 deputetëve të burgosur dhe 170 e ca socialistëve të thjeshtë, të cilët në këtë mes janë ndër më të shtypurit, pasi po përdoren si vegël e interesave tendencioze dhe kundër vullnetit të shqiptarëve. I ndihmuar ethshëm nga qarqet anti shqiptare, kryesisht filo-sllave, tepër të interesuar për destabilizimin dhe ecjen mbrapsht të Shqipërisë, Edi Rama kryekëput po kryen nderet e fundit, por që gracka ku ka hyrë këtë herë, ndryshe nga ‘97-a, nuk ka për ta lejuar të rrisë përshkallëzimin e qëndrimit reaksionar me mercenarët filo-sllavë.
Pas dështimit të protestave në Tiranë dhe grevës së urisë, Edvini hodhi në “treg” planin “B”, atë të bllokimit të akseve nacionale, duke metaforizuar kështu, bllokimin e rrugës së integrimit të Shqipërisë. Edi Rama nuk bllokoi një aks, një rrugë apo një autostradë. Edi Rama ka bllokuar rrugën e të gjithë shqiptarëve, rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Edi Rama po bën gjithçka të mundur për të kthyer mbrapsht vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave dhe kjo është shumë e dukshme tashmë, kur kemi hyrë në ditën e 14 të grevës së urisë dhe zënies së akseve kombëtare. Lideri i socialistëve, duket se nuk ka rrugë tjetër për sqarimin dhe konsultimin e kërkesave të tij, veç instrumbeteve të dhunës dhe vulgaritetit, siç ndodhi dje në disa prej akseve kryesore të vendit si në Korçë, Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër. Ky formacion dhune dhe huliganizmi të egër nuk ndalet nëse më parë nuk e ndalin. Mosbindja civile e Edvinit nisi nga protesta, greva e urisë dhe po përshkallëzohet drejt kundërshtimit të forcave të rendit, duke i hapur rrugë kështu sfidimit të ligjit dhe institucioneve të ligjit. Megjithatë, vlen për t’u vlerësuar puna e çmuar e forcave policore, të cilat jo vetëm kanë garantuar ligjërisht protestën e opozitës, por njëherazi s’kanë lejuar daljen mbi ligjin të segmenteve të caktuara të opozitës, të cilët përditë e më tepër po ndjellin format nga më të ndryshme të destabilizimit. Sidoqoftë, lëvizjet e dështuara të Edvinit dhe faktimi si ‘hendeku’ i zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë, i kanë rezervuar atij kostot dhe përgjegjësitë më të veçanta, duke i sjellë skarcitetin dhe shkelmosjen nga shqiptarët...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›