PD i uron boshtit ylberist Rama-Veliaj-Milo-Gjinushi, më shumë dashuri dhe romancë mes tyre

Selia blu u përcjell urime të veçanta përfaqësuesve të opozitës si Rama, Veliaj, Milo dhe NgjelaNë ditën e të dashuruarve, të njohur ndryshe si Shën Valentini, Partia Socialiste paralajmëroi për protesta popullore. Duke shpërfillur kështu jo vetëm ditën e nderimit të dashurisë, por edhe tryezën e Presidentit Topi, për nisjen e dialogut politik, opozita shqiptare konkretizoi sot traumën e radhës, se do të protestojë në të gjithë Shqipërinë, për “të drejtat e mohuara”. Duke iu referuar atij takimi të rëndomtë të zhvilluar sot në hotel “Sheraton”, ku Edvini mblodhi ushtarët e tij si Ngjela, Milo, Veliaj, për të përcaktuar direktivën e radhës, atë të shkeljes së çdo morali politik, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli tha se PD, ju uron drejtuesve të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Me këtë rast, Partia Demokratike i përcjell aleancës dashakeqe, Rama-Veliaj- Milo-Ngjela, dashuri dhe romancë të mbarë, ndonëse pas takimit të zhvilluar sot, harmonia e tyre ka arritur kulmin “Sot është Shën Valentini. Dita në të cilën njeriu nderon dashurinë e tij për shokun, mikun, bashkëshortin, vëllain, motrën, fëmijën, prindërit. Këtë ditë na duhet të shprehim keqardhjen se drejtuesit e opozitës shqiptare në vend që t’ja kushtonin të dashurave dhe të dashurve të tyre sërish ja kushtuan Kryetarit të Partisë Demokratike dhe në vend të dashurisë së njeriut për njeriun zgjodhën Shën Valentinin për të shpallur protestat. Jam sot këtu në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike, për tu uruar drejtuesve të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri tjetrin, për të dashurat dhe të dashurit e tyre”, - u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli....