Tryeza - Berisha jep zgjidhje, Rama vajton zgjedhjet

Rezoluta e Këshillit të Evropës dhe raporti i OSBE/ODIHR-it për 28 qershorin kanë qenë dokumentet mbi të cilat kryeministri Sali Berisha ka propozuar kompromisin për përmirësimin e kuadrit zgjedhor. I gjendur ngushtë, Edi Rama është mjaftuar me vajtimin e zgjedhjeve, duke parë se s’ka dalje nga humbja elektorale dhe se po i afron 4 marsi i skadimit të mandateve dhe i rrënimit të partisëMbyllet pa asnjë rezultat të prekshëm takimi i parë ndërmjet mazhorancës dhe opozitës në zyrën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në Presidencë, takim ky, i filluar në orët e para të paradites së djeshme, përfaqësuesit e dy forcave më të mëdha politike në vend, nga njëra anë kryetari i mazhorancës dhe njëherazi kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PD dhe nga ana tjetër lideri i opozitës Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi, diskutuan për plot 3 orë, në prani edhe të kreut të shtetit, lidhur me rekomandimet e rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mësohet se takimi prej më shumë se tre orësh u ka shërbyer palëve politike për ngritjen e çështjeve zgjedhore ndërsa është konfirmuar nga shefi i mazhorancës dhe i qeverisë, Sali Berisha zotimi përballë ligjit, për të miratuar çdo kompromis që lidhet me zgjedhjet, ndërsa ka nënvizuar me vendosmëri se çështjet e gjykatave nuk do të diskutohen. “Jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore. Ne nuk mund të trajtojmë çështje që i ka vendosur gjykata. Ne ramë dakord që Presidenti të vijojë rolin e tij në normalizimin e situatës politike”, u shpreh kryeministri Berisha. Berisha gjithashtu bëri të ditur se i kërkoi kreut të PS të listojë çdo kërkesë të mëtejshme, porse duke paralajmëruar se kërkesa për hapjen e kutive bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Sipas kryeministrit, përmes një qëndrimi të tillë, PS po dhunon sistemin gjyqësor në vend. “Unë i kërkova zotit Rama ta listojë gjithë problematikën. Natyrisht unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtohet problemi që kam me gjykatën sikundër problemet që Rama i ka me Gjykatën e Apelit, kjo është ajo që mund të them, çdo problem që ka me mazhorancën jam i hapur ta trajtoj, por problemet me gjykatat, jo”, deklaroi kreu i mazhorancës, Sali Berisha. Tryeza e Presidentit Topi përfundoi pas tre orësh negociata ndërmjet Berishës dhe Ramës. Mësohet gjithashtu se Presidenti, ka kërkuar nga të dy përfaqësuesit e forcave politike, zgjidhje të ngërçit brenda kuadrit të lejuar ligjor. Për këtë, kreu i shtetit ka pranuar edhe rolin e tij si negociator, rol që ia atribuon edhe rezoluta e Këshillit të Evropës.Takimi i parë i presidentit Bamir Topi me delegacionet e dy partive kryesore politike në vend, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ashtu siç ishte pritur, ka konfirmuar qëndrimin radikal të Edi Ramës, i cili ka mbetur tek kërkesat antikushtetuese të hapjes së kutive, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit. Qëndrimi duket se ka vendosur në pozitë edhe presidentin e republikës, i cili tashmë ka detyrimin që të identifikojë mënyra të tjera për kapërcimin e ngërçit politik, i cili duket se do të dëmtojë edhe ecurinë e reformave në vend. Në përfundim të takimit, kryeministri Sali Berisha ka qenë i pari që është deklaruar për mediat, duke konfirmuar qëndrimin e mazhorancës se ajo është e hapur për të gjithë kompromiset që mbështeten në dy dokumente kryesore; në rezolutën e Këshillit të Evropës si dhe në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit. Ende s’është e qartë se si do të vijohet dialogu, por me sa duket, afrimi i skadencës së 4 marsit për deputetët socialistë do të sjellë eksportimin e debatit brenda grupit parlamentar socialist, i cili po ndjen se është sakrifica kryesore e qëndrimit jopolitik të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Në deklaratën e parë zyrtare të Edi Ramës, u duk se ai kishte dalë nga tryeza në një ngushticë kohe, meqenëse u përkujdes të theksonte se oferta e tij për dialog s’mund të priste shumë gjatë. “E sqarova Berishën se ne nuk kemi punë me vendimin e gjykatave dhe nuk bëjmë përpjekje për të përmbysur rezultatin, por duam realizimin e autopsisë së zgjedhjeve të vdekura, me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë të tilla”, u shpreh Rama, në konferencën për shtyp. Ai theksoi se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa për transparencë të zgjedhjeve dhe se lënia e kutive jashtë objektit të hetimit parlamentar, do të ishin shkelje e parimit për të nxjerrë në dritë të vërtetën e 28 qershorit. Edvini theksoi se është i gatshëm për të vazhduar dialogun, por sipas tij, kjo nuk mund të zgjasë për shumë kohë, sepse thellimi i krizës bëhet edhe më tepër problematik në interes të shqiptarëve. Ende s’është e qartë se si do të vijohet dialogu, por me sa duket, afrimi i skadencës së 4 marsit për deputetët socialistë do të sjellë eksportimin e debatit brenda grupit parlamentar socialist, i cili po ndjen se është sakrifica kryesore e qëndrimit jopolitik të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Vetë presidenti Bamir Topi rezervoi në daljen e vet vetëm fjalë të mira për tryezën, duke e klasifikuar atë si një përvojë të mirë politike në vend dhe duke lavdëruar të dyja partitë si të angazhuara për të mos e lënë vendin më gjatë në këtë ngërç institucional. Në përfundim të deklarimit të tij për mediat, ai përsëriti se ishte rënë dakord për të “eksploruar” mundësitë për gjetjen në të afërmen të një zgjidhjeje që do të kthente opozitën në parlament.Presidenti Bamir Topi flet për tryezën“Dialogu do të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje”Presidenti i Republikës Bamir Topi, u shpreh dje pas tryezës së organizuar prej tij, sipas rekomandimeve të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, se dialogu nuk do të ndalet deri në rikthimin e opozitës në Kuvend. Kreu i shtetit vlerëson rifillimin e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës dhe njëherazi garanton se do të qëndrojë në gatishmëri të plotë deri në kapërcimin e ngërçit institucional. “Pritshmëria për këtë takim ka qenë e lartë, interesi i medias, i opinionit publik, për të parë një rifillim të dialogut politik të munguar prej kohësh. Unë besoj që momenti më pozitiv i ditës së sotme është predispozicioni për t’u ulur në tryezë, rifillimi i dialogut politik midis dy elementeve substanciale të demokracisë, mes mazhorancës dhe opozitës, e cila ka ditur në vitet e pluralizmit shqiptar të bashkëpunojë, ka ditur të kalojë traumat e bashkëpunimit dhe jam i bindur që edhe takimi i sotëm, i cili angazhoi në më shumë se tre orë, në bisedime të hapura, në bisedime pa komplekse të aktorëve kryesorë të politikës shqiptare, të cilët diskutuan për opsionet e tyre dhe natyrisht dhanë një element shumë të rëndësishëm që tryeza e dialogut do të vazhdojë”- u shpreh Topi. Topi u shpreh se nuk do të tolerohet asnjë cenim ndaj demokracisë dhe stabilitetit të saj. Ai u shpreh se do të punohet që demokracia në Shqipëri të jetë funksionale dhe të mos ndërpriten aspiratat e vendit drejt strukturave evropiane. “Ne do të punojmë në pikat ku palët mund të gjejnë gjuhën, mund të bashkëpunojnë dhe sigurisht kjo jep shpresë që kjo tryezë, së bashku me elementë të tjerë që kanë të bëjnë jo thjesht vetëm me faktorët politikë, por edhe ekspertizë, gjithmonë mbi bazën e vullnetit politik të shprehur, të vazhdojë dhe të japë garanci që demokracia në Shqipëri do të jetë funksionale, do të jetë efikase në funksion të interesave më madhore të popullit shqiptar”, deklaroi Presidenti Topi.Ndërkaq, duke theksuar nevojën e shtrirjes së dialogut, presidenti vlerësoi rolin e ndërkombëtarëve, në mënyrë të veçantë Këshillin e Evropës ku Shqipëria është anëtare nga korriku i vitit 1995-së, përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian në Tiranë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjithë ata që kontribuuan që të realizohej tryeza politike....