Përfshihet nga flakët shkolla në Mallakastër, dyshimet e para
Një shkollë në Mallakastër është përfshirë nga flakët ditën e sotme, rreth orës 15:45.
Policia bën me dije se ka rënë zjarr në shkollën “Hajredin Fratari”, në fshatin Fratar të Mallakastrës, ndërsa gjatë kësaj ngjarje nuk ka pasur nxënës. Dyshimet e para janë që zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit, po ashtu grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tij.
Mallakastër/Informacion paraprak
Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën "Hajredin Fratari" në fshatin Fratar ka rënë zjarr. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
