PD-ja mbyll fushatën, Berisha premton integrimin në BE
Demokratët mbushin sheshin “Skënderbej” me koncert dhe këngëtarë. Kryetari i PD-së i fton socialistët të votojnë për ndryshimin e nisur
Eljona Ballhysa
Partia Demokratike ka mbyllur dje në mbrëmje fushatën zgjedhore me një miting madhështor në sheshin “Skënderbej”, ku është mbajtur një koncert festiv me grupet dhe këngëtarët më të njohur të momentit. Qytetarë të shumtë, të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, kishin mbushur sheshin “Skënderbej”, ndërsa janë përshëndetur nga kandidatët kryesues të listës së PD-së në qarqe të ndryshme të vendit.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ftuar demokratë e socialistë të votojnë për PD-në si partia që ka sjellë ndryshimin. Gjatë fjalës së tij drejtuar qytetarëve Berisha ka premtuar thellimin e reformave dhe integrimin e vendit në BE. Ai nuk ka harruar të rendisë reformat e ndërmarra nga PD-ja gjatë katër viteve në pushtet, duke nisur nga rritja e rrogave e pensioneve e deri tek anëtarësimi i vendit në NATO dhe ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës. Berisha shprehu besimin për fitoren e PD-së më datë 28 qershor, ndërsa theksoi se në këto zgjedhje fitojnë të gjithë. Gjatë gjithë fjalës së tij kreu i PD-së nuk ka përmendur në asnjë moment kundërshtarin e tij politik, Edi Rama.
Thirrja
“Sot uragani i fitores është shndërruar në detin blu të fitores sonë. Uragani i fitores që vërshon në të katër anët e këtij vendi, në kodra, male, qytete, fshatra, rrugë dhe sheshet e tyre, që vërshon në zemrat dhe shpirtin e mbarë shqiptarëve, është sot në Tiranën blu, në Tiranën e fitores. Si voton Tirana do të votojë Shqipëria. Sonte ne kemi vendosur në këtë miting kurorën madhështore, fitoren tonë. Sonte ne votojmë për Shqipërinë europiane”, - është shprehur Berisha në krye të fjalës së tij.
Ai falënderoi miliona shqiptarë që ka takuar gjatë fushatës zgjedhore në mbarë vendin, ndërsa bëri të ditur se ka komunikuar me rreth 1.7 milionë shqiptarë nëpërmjet SMS-ve, telefonit dhe e-mail-eve. Berisha u ka drejtuar një apel mbarë shqiptarëve, demokratëve e socialistëve që të bashkohen për të votuar për ëndrrën europiane.
“Nga ky shesh, në emrin tuaj, dua t’u drejtoj një apel mbarë shqiptarëve; të bashkohemi së bashku në ëndrrën tonë europiane, se ëndrra jonë i pranon të gjithë, i fton të gjithë, i mirëpret të gjithë. Ne jemi burrat dhe gratë që i besojmë Europës dhe duam ta bëjmë Shqipërinë europiane”, - është shprehur Berisha, ndërsa renditi disa nga arritjet e qeverisë së tij në katër vite. “Katër vite ne ia dolëm t’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se ëndrrat tona dimë t’i bëjmë realitet. Sot mblidhemi në shesh si banorë të një vendi anëtar të NATO-s. Ne së bashku ëndërruam Kosovën e lirë dhe të pavarur, dhe Kosova është e pavarur, ëndrra jonë është realitet. Ne ëndërruam bashkimin e kombit tonë, ne shembëm malet, bashkuam kombin, ne dimë të shndërrojmë ëndrrat në realitet. Katër vite më parë për Shqipërinë dyert e integrimin në Europë po mbylleshim më shumë nga muret e krimit dhe korrupsionit, ne arrestuam bandat, shembëm kleptokracinë, ne fituam”, - është shprehur Berisha.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë për PD-në për të vazhduar projektin e ndryshimit. “Në katër vjet do të ndërtojmë parqe industriale, hidrocentrale, fabrika. Të bashkohemi në mënyrë që të vazhdojmë rrugën e demokracisë. Ne do të kalojmë 6 vende anëtare të BE-së përsa i përket rritjes së rrogave dhe pensioneve. Sa herë të votoni, aq herë do t’u rriten rrogat dhe pensionet. Fshatrat për katër vjet do të llamburitin si lagjet e qyteteve tona. Forca transformuese e lirisë do të na çojë në horizontet europiane”, - u shpreh Berisha, ndërsa bëri thirrje për të marrë pjesë në votime, duke shprehur bindjen se më 28 qershor fitojnë të gjithë shqiptarët. “Më 28 qershor askush nuk humbet, do të fitojë çdo qytetar, do të fitojë Shqipëria. Votoni si qytetarë të lirë. Votoni për projektin tonë europian. Votoni 10-n, 10-a jeni ju, janë fëmijët tuaj, është ideali juaj europain, 10-a është kryeqyteti juaj madhështor, është Shqipëria blu dhe Europa blu që pret me padurim fitoren tonë”, - është shprehur Berisha.
Përshëndetjet
Mitingun përmbyllës të PD-së në Tiranë e kanë përshëndetur me radhë kandidatët kryesorë të listës së PD-së në qarqet e vendit. Edi Paloka ka përshëndetur banorët e qarkut të Lezhës, ndërsa i ftoi ata të votojnë për Sali Berishën. Genc Pollo përshëndeti banorët e Beratit dhe premtoi se ndryshimi do të vazhdojë dhe katër vite të tjera. Flamur Noka tha se uragani i fitores vjen nga Kukësi dhe përshkon gjithë Shqipërinë. Sokol Olldashi u shpreh se Fieri, Lushnja, Mallakastra do të votojë vetëm për PD-në. Gjana solli mbështetjen e dibranëve, ndërsa Basha përshëndeti Elbasanin blu. Aldo Bumçi tha se Tirana do të votojë për PD-në për shkak të legalizimeve dhe anëtarësimit të vendit në NATO, ndërsa Jozefina Topalli tha se Shkodra i përket PD-së. Mitingun e PD-së e përshëndeti dje dhe Presidenti i Partive Popullore Europiane, Uilfried Martens. Ai u shpreh se në qeverisjen e PD-së kanë ndodhur ndryshime historike dhe se kjo është meritë e kryeministrit Berisha. Pas fjalimeve qytetarët që kishin mbushur sheshin “Skënderbej” ndoqën koncertin festiv me pjesëmarrjen e veçantë të grupit me famë ndërkombëtare “Modern Talking” dhe grupin nga Kosova, “Elita 5”. Këngët e këtyre dy grupeve kanë qenë kolona zanore e fushatës së PD-së.
27 Qershor 2009