E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja propozon Elviz Cefën si Zv.kryetar të KLD-së

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar sot në komisionin e ligjeve Elvis Cefën si kandidat për Zv.kryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 

Propozimi për Elvis Cefës i cili aktualisht është kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është bërë nga 30 deputetë të Partisë Demokratike ndërsa kandidatura e tij pritet të miratohet nga komisioni i ligjeve ndërsa më pas edhe në Parlament.
 

Elvis Cefa do të zëvendësojë ish-Zvkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu pas angazhimit të tij në aleancën “Kuq e Zi”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›