E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, misioni i KiE-së nis takimet

Misioni faktmbledhes i Keshillit te Europes, i mberritur ne Tirane qe prej dites se djeshme, ka nisur takimet me anetare te komisionit te Reformes Zgjedhore.

Ne qender te takimeve te tyre do te jete, jo vetem reforma elektorale dhe ajo parlamentare, por edhe lufta kundër korrupsionit dhe zhvillimet në lidhje me zgjedhjen e presidentit.

Bashkeraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, Tomá Jirsa (Republika Çeke, Grupi Evropian Demokrat) dhe Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane), ndalen sot ne kryeqytet me nje axhende te mirepercaktuar.

Zyra e Keshillit te Europes ne vendin tone ben me dije viziten, qe do te zgjase deri me daten 4 prill. Sipas axhendes, në Tiranë, pritet që bashkë-raportuesit të takohen me Presidentin e Republikës Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë Bujar Nishani.

“Bisedimet janë planifikuar edhe me liderët e partive politike, me delegacionin shqiptar në APKE, me Komisionin parlamentar për hetimin e ngjarjet të janarit 2011, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit diplomatik”- thuhet ne njoftim.

Diskutimet do të përqendrohet kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›