PD-ja,feston 18-vjetorin e krijimit të saj

Partia Demokratike e Shqipërisë festoi sot 18 vjetorin e themelimit ,në një ceremoni të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Lideri i saj Sali Berisha ritheksoi qëllimet e themelimit të këtij subjekti të parë demokratik shqiptar pas komunizmit si dhe projektet e së ardhmes, që mbajnë siglën euroatlantike. Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha përshëndeti gjithë shqiptarët " Për themelimin e partisë së parë opozitare që shënon ditëlindjen e lirive dhe dinjitet njerëzor por edhe ditën më të rëndësishme për vendin tonë. Sot nuk kremtojmë thjeshtë themelimin e një partie, por themelimin e prulalizmit politik, sepse pa pluralizëm nuk mund të ketë demokraci.".Berisha u shpreh se "duke pasur në thelbin e tij lirinë për të hyrë në partinë që përfaqëson bindjen e tij, pluralizmi politik është vetë individi i lirë është thelbi i shoqërisë së lirë. Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së, njëkohësisht dhe Kryeministër i vendit deklaroi se "Ne shqiptarët më hidhur se kushdo tjetër provuam se pavarësia pa demokraci është shtypje, nuk është pavarësi. Ndaj kjo ditë ka kuptim realisht të njëjtë me ditën e pavarësisë së saj. Sot çdo shqiptar feston ditën e themelimit të partisë se interesit kombëtar shqiptar.".Sipas Berishës "PD-ja i dha fund sundimit barbar të Partisë Komuniste e cila ishte formuar në Beograd me interesa tërësisht anti shqiptare dhe do të fuste vendin në izolim total. PD-ja shpalli në ditën e themelimit të saj si yll kombëtar interesin e vendit. Dita e themelimit të PD-së dhe themelmit pluralizmit, mund të quhet dita e shpresës së vërtetë e rilindjes së dytë kombëtare.""Në vitin 1990 erdhëm si viti i totalitarizmit total sepse regjimi i Hoxhës shkatërroi të gjitha format e pluralizmit,. "shtoi Berisha " andaj krijimi i PD-së është shpresa e vendit. Enver Hoxha e zhvendosi vendin në hapësirat e pavlerës dhe absurdit, burgosi dhe vrau qindra vetë për fjalën e lirë, besimin tek Zoti, dhe për shumë prej tyre as varret nuk dihen.Besimin tek vlerat dhe tek Zoti e zëvendësuan me besimin ndaj kultit të Hoxhës, inisjativa dhe puna e lirë u zëvendësua me kooperativat duke çuar në skamje. Hoxha kulturën e vendin e zëvedësoi me pseudo kulturën marksiste. Qytetarët u shdërruan nga qenie njerëzore në qenie shtetërore". Sali Berisha theksoi se "Në orën 23.00 të 12 dhjetorit të '90 rilindi shpresa dhe dinjiteti, rilindi prona private, rilindi kombi dhe shpirti kombëtar i shqiptarëve. Lindi liria e studentëve që zhvilluan një betejë që gjunjëzoi komunizmin. Sepse studentët kishin marrë vendimin për mbrojtjen e lirisë, sepse për ata studentë liria ishte e para Azem ti je gjallë, nderim për jetë. Me themelimin e PD-së, hapëm dyert e mbyllura të lirisë së për shqiptarët, liri për studentët, akademikët". Berisha falenderoi dhe shprehu mirënjohje për "SHBA-në dhe Presidentit Bush, senatin amerikan, Departamentin e Shtetetit për mbështetjen që i dhanë krijimit të pluralizmit politik, mirënjohje BE-së". Sa i përket skemave piramidale, Berisha tha se kolapsi u përdor nga opozita si mjet kundra tyre, ndërkohë që qeveria në atë kohë mori të gjitha masat për shmangien e katastrofës."Jam këtu se mandatin tonë të dytë, se lirinë e tyre do të shihni dimensione të parapa më parë. Ne u premtuam shqiptarëve reforma dhe vetëm reforma. Prerja e lidhjeve të krimit është objektivi ynë", deklaroi Berisha. "Shqipëria vendi më i sigurtë në rajon është motoja jonë në mandatin e dytë që do na japin zgjedhësit shqiptarë", deklaroi lideri demokrat, Sal Berisha, duke e vlerësuar edhe si projekt kapital rrugën Durrës-Kukës, që sipas tij është arteria e kombit shqiptar.