E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefani: Zgjedhjet e ndershme, vetëm nëse ndryshon kodi

Analisti Andrea Stefani i ftuar në Ora News foli rreth ndryshimit të Kodit Zgjedhor si dhe hapjes së fushatës elektorale nga dy partitë më të mëdha në vend. Lidhur me Kodin Zgjedhor Stefani u shpreh se "E kam konsideruar Kodin Zgjedhor si padrejtësi që u bëhet partive të vogla, por edhe të gjitha atyre organizimeve politike që qëndrojnë tej të majtës dhe të djathtës." Sipas tij rikthimi i kodit është një shpresë, që është argumentuar edhe nga instituacione të pavarura. 'Kam shpresë se këto padrejtësi që i bëhen subjekteve politike të rregullohen. Është një mundësi që të bëhen korrogjime, por kërkohet vullnet politik që bazohet tek e drejta.",tha ai. Analisi theksoi se " Jam i zhgënjyer nga Edi Rama sepse Rama tregon egërsi më të madhe ndaj LSI-së, se sa vetë Berisha që e ka konkurent.". Andrea Stefani u shpreh se mund të ketë vonesë në zgjedhje, por kjo nuk do jetë një vonesë e drejtë. "Zgjedhjet nuk mund të jenë të ndershme sepse nuk janë të barabarta, ky kod nuk është i ndershëm.", shtoi Stefani. Ndër të tjera analisit theksoi se "Duke gjykuar nga nevoja për ta riparë Kodin se sa e respekton ai barazinë e votës, mendoj se ka rëndësi që lidershipi PS-së nuk duhet të mbështesi të ardhmen tek padrejtësia. Mendoj gjithashtu se çështja e dosjeve të sigurimit është një problem që është përdorur për shantazhe politike, duhet të ketë transparencë. Lidhur me referendumin e figurave të njohura politike dhe akademike për ndryshimet kushtetuese Stefani tha se "Procesi është në Gjykatën Kushetetuese,e cila është tërhequr për të marrë vendim. Një grup nismëtarësh me figura publike kanë bërë një kërkesë të tillë, dhe po shqyrtohet nëse këtij grupi i mundësohet e drejta për të marrë fletët për të bërë referendum. Sot komisioni i Venecia-s, një insitucion ekpertizë i Evropës për çëshjet kushtetuese ka marrë në analizë edhe çështjen e Amendamendeve Kushtetuese në Shqipëri dhe ne presim që të dalë vlerësimi i këtij Komisioni.". Lidhur me faktin nëse Berisha po imiton hapjen e fushatës sipas stilit të Obamës, Andrea Stefani nënvizoi se " Berisha përpiqet të imitojë aparencën demokratike në SHBA,por mua mu duk apatik fjalimi I tij gjatë fushatës,sepse gjatë gjithë kohës flitej për nënshkrimin e MSA-së. E rëndësishme është të numërohen masat për punësimi, rritje rrogash, liberalizim vizash dhe jo hedhje firmash". Sipas tij "Edhe Rama edhe Berisha duan të imitojnë Obamën. Dëshira për të imituar Amerikën është e ligjshme, por nuk duhet imituar vetëm ana e jashtë, por thelbi i fushatave të tyre dhe të realizojmë parimet e lirisë dhe demokracisë, ndarjes së pushteteteve, lirisë së fjalës dhe medias." Në fund të bisedës në Ora News Andrea Stefani u shpreh se " Jam i zhgënjyer për tezat e Ramës përtej të majtës dhe të djathtës, kjo tezë përpiqtet të na largojë nga pluraliteti i konkurencës dhe kjo do të thotë të mos funksionojë demokracia", përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›