E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD kerkese Kuvendit Te pezullohet votimi i dekreteve

Kerkesa e PD-se Te presim interpretimin e Kushtetutes nga Gjykata. Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar 7 seanca degjimore me kandidatet

Partia Demokratike i kerkon Kuvendit te shtyje miratimin e dekreteve te Presidentit per gjyqtaret deri ne interpretimin nga Gjykata Kushtetuese te tri neneve te Kushtetutes qe lidhen me kete procedure. Kerkesa e depozituar ne Kuvend do te diskutohet dhe miratohet ne seancen e sotme plenare. Sipas kesaj kerkese demokratet kerkojne shtyrje te votimit per kandidatet e Gjykates Kushtetuese dhe ata te Gjykates se Larte. Kerkesa e PD-se prej disa ditesh eshte dorezuar ne Kushtetuese. Nepermjet saj kerkohet interpretim i neneve 125 dhe 136 te Kushtetutes.

Kerkesa e PD

Ligjvenesit demokrate i kerkojne Kuvendit te pezulloje shqyrtimin ne seance plenare te dekreteve te Presidentit te Republikes deri ne interpretimin e nenit te Kushtetutes nga Gjykata Kushtetuese. Ne kerkesen drejtuar Kushtetueses ata kerkojne interpretim te neneve 125 paragrafi 1 2 3 te Kushtetutes dhe nenit 136 paragrafi 1 dhe 5. Sipas kesaj kerkese duhet te saktesohet roli i secilit institucion i Presidentit dhe i Kuvendit per zgjidhjen e anetareve te ketyre gjykatave. PD shprehet nepermjet kerkeses se institucionalizimi i procedurave dhe marredhenies se emerimit te gjyqtareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese duhet pare si nje proces kushtetues qe garanton stabilitet dhe percjell vlera si qellim te vetem te tij. Nje prej aspekteve me te rendesishme ne kete drejtim perfshin kerkesat e kualifikimit per nje pozite ne anetaresine e Gjykates se Larte ose Gjykates Kushtetuese. Ky aspekt perfshin shkallen dhe menyren se si rekrutohen keta gjyqtare te larte perfshire ketu edhe perzgjedhjen mes trupes akademike dhe praktikanteve te se drejtes. Sa me te forta te jene kriteret e kualifikimit si per anen profesionale te pergatitjes ashtu edhe eksperiences se gjate gjyqesore aq me shume ndikohet ne perceptimin se Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese jane unike komunitete profesionistesh me kerkesa te pervijuara qarte dhe sakte per hyrjen dhe perqendrimin e elites ne keto institucione te rendesishme. Sipas demokrateve kjo kerkese lind nisur edhe nga situata aktuale e krijuar neGjykate Kushtetuese kur brenda nje periudhe te shkurter duhet te zevendesohen 6 anetare nderkohe qe ne ligjin organik te saj thuhet qe riperteritja me 1/3 behet nje here ne tre vjet. Interpretim kerkohet gjithashtu edhe per kriterin 10-vjecar te punes si gjyqtar percaktimi i sakte i llogaritjes se ketij afati si dhe nese Kuvendi mund te shtoje kritere te tjera per vleresimin e kandidaturave. Ky kriter eshte debatuar ne Komisionin e Ligjeve gjate seancave degjimore me dy kandidate per Gjykaten e Larte.

Shtyrja e dekreteve

Kerkesa e demokrateve ne Kuvend con ne shtyrjen e miratimit te dekreteve te Presidentit te Republikes per anetaret e Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese. Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar seancat degjimore dhe ka dhene mendim per anetaret e Kushtetueses. Ai i ka sugjeruar Kuvendit te jape pelqimin per kandidatin Fatmir Hoxha dhe te rrezoje kandidatet Edlira Jorgaqi Ardian Leka dhe Artan Hoxha. Ky propozim eshte miratuar ne komision vetem me votat e mazhorances nderkohe qe kane perfunduar ne Komisionin e Ligjeve edhe seancat degjimore per kandidatet e Gjykates se Larte. Ende nuk jane diskutuar relacionet per tre kandidatet por burimet nga PD-ja kane pohuar per gazeten se do ti sugjerohet Kuvendit te jepet pelqimi per kandidatin Edmond Islamaj dhe te mos jepet pelqimi per Manjola Bejlerin ndersa nuk ka ende nje qendrim perfundimtar per Shkelzen Selimin. Po sot Kuvendi pritet te miratoje edhe kalendarin per shqyrtimin e projektbuxhetit per vitin 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›