E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli - Mirel Pavaresisht bojkotit miratuam 300 ligje

Drejtori Pierre Mirel vleresoi dje punen qe eshte bere ne Kuvend dhe ne menyre te vecante konsideroi si sukses miratimin e ligjeve Per konfiskimin e aseteve te grupeve kriminale apo ligjin Antimafia ligjin Kunder diskriminimit dhe ne teresi kuadrin ligjor te miratuar kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Gjate takimit me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli kjo e fundit u shpreh se heqja e vizave ishte prioriteti i punes se Kuvendit dhe i saj. Plotesimi i kushteve per te arritur kete ishte axhenda e Kuvendit te Shqiperise. Pavaresisht nga sfidat qe ka pasur Kuvendi dhe nga veshtiresite e krijuara nga bojkoti me durim dhe vullnet te palekundur bashke me shumicen e deputeteve eshte arritur qe gjate nje viti te miratohen 300 ligje vendime dhe rezoluta te cilat kane bere te mundur qe 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian te vendosin ne menyre unanime heqjen e vizave per shqiptaret. Axhenda e Kuvendit - theksoi Kryetarja - do te jete konsolidimi i arritjeve dhe miratimi i ligjeve e reformave te tjera te nevojshme per vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›