Tragjedia ne Fratar kreu i LDK-se ngushellon Berishen
Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa ngushellon Kryeministrin Sali Berisha dhe familjet e viktimave te aksidentit te autobusit te linjes Tirane ndash Athine. I nderuar z. Sali Berisha Kryeminister i Republikes se Shqiperise shume te respektuara familje me lejoni qe ne emer te te gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves tju shpreh ngushellimet me te sinqerta per humbjen e gjithe atyre jeteve ne aksidentin e rende te komunikacionit te ndodhur ne Ballsh. I bashkohemi dhimbjes se familjeve dhe gjithe popullit shqiptar per humben e me te afermve te tyre - shkruan
kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves ne telegramin derguar Kryeministrit Berisha. Po dje Berisha mori telegram ngushellimi edhe nga kryetari i Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni Menduh Thaci. Lajmi per tragjedine e ndodhur ne Fratar ishte sa i dhimbshem aq edhe trondites. Me lejoni qe ne emrin tim dhe te Partise Demokratike Shqiptare ne Maqedoni tju shpreh ngushellimet e mia juve dhe familjareve te viktimave - shkruan Thaci.