Garancite per vizat Berisha leter kryeministrave te BE-se
Kryeministri Sali Berisha u dergoi dje nga nje leter 27 kryeministrave te vendeve te Bashkimit Evropian per tu percjelle garancine se vendimi i heqjes se vizave do te respektohet plotesisht nga pala shqiptare. Pervec falenderimit per vendimin unanim per heqjen e vizave Berisha angazhohet edhe se shqiptaret do ti pergjigjen me dinjitet ketij vendimi duke respektuar rregullat per levizjen e lire. Per te arritur kete qellim qeveria do te shperndaje ne cdo familje shqiptare nje broshure per informimin per liberalizimin e vizave te cilin Kryeministri Berisha e cilesoi nje premtim te mbajtur te qeverise per te realizuar levizjen pa viza ne zonen Shengen brenda vitit te pare te ketij mandati qeverises. Sado dhe cfaredo cmimi qe te nevojitej do te paguanim per te gjitha teknologjite per te gjitha ligjet per te gjitha standardet ne menyre qe qytetaret tane te levizin te lire dhe ne dinjitet te plote ne mbare Evropen. Reformat tona binden edhe me skeptiket qe per Shqiperine dhe shqiptaret ky eshte proces i merituar - theksoi Berisha. Kryeministri permendi se ka mbajtur premtimin e dhene para shqiptareve per liberalizimin e vizave brenda ketij viti. Berisha porositi ministrat e tij qe te marrin masa per periudhen pas hyrjes ne fuqi te vendimit diku nga 15 dhjetori. Ne kete kontekst Kryeministri tha se fletepalosje per kushtet e udhetimit duhet te shperndahen ne te gjitha familjet shqiptare.
Ate duhet tua postojme 800 mije apo 1 milion familjeve shqiptare sa jane letren informuese qe te sqarojme se cpermban ky proces. Edhe nje here jetojme ne nje bote demokratike dhe nuk duhet ne asnje rrethane qe te krijohet ne qytete te ndryshme ku shqiptaret do te shkojne qe te mos krijojne probleme. Une kam bindjen se sic jane surprizuar ata qe kane ardhur ne Shqiperi po keshtu ata do te surprizohen kur te faktohet se shqiptaret do te jene me korrekte - tha Berisha.