Fondet per bashkite Topi dekreton ligjin e qeverise
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje ligjin e qeverise i cili shkurton fondet e bashkive ne rast se ato nuk paguajne detyrimet qe sh.a.-te ne pronesi te tyre kane ndaj te treteve. Ligji Per pagesen e detyrimeve ndaj te treteve te ndermarrjeve dhe sha -ve ne pronesi te pushtetit vendor eshte debatuar gjate ne Komisionin e Ligjeve por dhe ne Komisionin e Ekonomise. Opozita ka kundershtuar draftin duke deklaruar se cenohet pushteti vendor por Ministria e Financave ka dale ne mbrojte te tij duke deklaruar se fondet shkurtohen ne ate mase qe jane detyrimet e sh.a.-ve ne pronesi te ketyre njesive bashkiake ndaj te treteve. Sipas Financave kjo eshte e vetmja menyre per te nxitur sh.a.-te qe te respektojne detyrimet ligjore. Po dje Topi ka dekretuar dhe ligjin nr. 10 343 date 28.10.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8438 date 28.12.1998 Per tatimin mbi te ardhurat te ndryshuar ligjin nr. 10 342 date 28.10.2010 Per miratimin e buxhetit faktik te shtetit te vitit 2009 ligjin nr. 10 341 date 28.10.2010 Per standardizimin ushtarak ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise si dhe ligjin nr. 10 339 date 28.10.2010 Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen per te Drejtat e Njeriut dhe Biomjekesine. Topi ka dekretuar gjithashtu emerimin e Adriano Dyrmishit si prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane. Dyrmishi deri tani ka mbajtur detyren e oficerit te Policise Gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme.