E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Bashkia të marrë masa për trafikun



Policia rrugore do te jete e disponushme për të normalizuar trafikun në kryeqytet, por ajo nuk do të rrijë duarkryq por do të zgjidh situatën e krijuar në Tiranë. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha për situatën e krijuar në qendër të kryeqytetin në takim për modernizimin e sistemit të adresave ku kanë qenë të pranishëm drejtues vendorë.

Ndërsa ka porositur të gjithë të zgjedhurit vendor që ishin në këtë takim që të përfundojnë emërtimin e të gjitha rrugëve.

Por nuk ka anashkaluar as fluksin e emigrantëve që pritet të mbërrijnë në sezonin veror në venditn tonë. "Duhet të mirëprisni turistët dhe duhet të menaxhoni mjaft mirë trafikun e krijuar si cili do të jetë 2-3 herë më i madh", ka përfunduar ministri i Brendshëm Basha. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i OSBE Frank Nan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›