E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, kerkese zyrtare per hetimin e Rames Rozeta Rapushi

Partia Demokratike e beri dje fakt ate qe kryeministri Sali Berisha paralajmeroi dy dite me pare, Komision Hetimor per incidentin e Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne Vjene. Nje grup prej 36 deputetesh demokrate, dorezuan dje ne Kuvend kerkesen per ngritjen e Komisionit Hetimor per hetimin e fakteve dhe rrethanave dhe pergjegjesive te incidentit te 24 prillit ne Akademine Diplomatike te Vjenes. Komisioni do te perbehet nga nente anetare, ku pese, perfshire kryetarin, do i takojne mazhorances dhe kater opozites. Demokratet argumentojne ne kerkesen e tyre se hetimi propozohet bazuar ne nje kontekst faktesh te transmetuara ne publik nga mjetet e komunikimit masiv, te cilat ngrene shqetesimin per cenimin e imazhit te Republikes se Shqiperise ne arenen nderkombetare. Si fakte, kerkuesit permendin ne relacion ecurine e ngjarjes deri ne perplasjen e Rames me diplomatin Egin Ceka. Kerkuesit theksojne se Rama gjate konferences ne Vjene, ka shprehur opinionin e tij, sipas te cilit “sherbimi diplomatik shqiptar eshte krejtesisht i politizuar dhe per kete arsye nuk mund te mbahen zgjedhje ne ambasada per emigrantet shqiptare. Opinion qe nxiti Ceken te diskutoje. Sipas kerkuesve, Ceka nuk e ka bere kete gje pergjate zhvillimit te aktivitetit, pasi sipas rregullave te sherbimit te jashtem nuk ishte i autorizuar te nderhynte gjate takimit, qofte edhe per te mos krijuar situata, qe mund te keqkuptoheshin. “Ai i eshte prezantuar dhe i ka shprehur qetesisht z. Rama se teza e shpalosur prej tij ne ate aktivitet publik se sherbimi i jashtem eshte teresisht i politizuar nuk pasqyron realitetin e ndertimit dhe funksionimit institucional dhe ligjor te ketij sherbimi. Rama pas ketij momenti ka reaguar cuditshem, duke iu drejtuar me fjalet “kush te ka derguar” dhe me ton arrogant dhe jashte etike dhe e ka urdheruar te largohej nga ambientet e Akademise. Diplomati, Egin Ceka, i eshte pergjigjur se nuk kishte pse te largohej nga nje ambient publik. Pas ketij momenti, z. Rama me veprime fizike i eshte avitur dhe e ka kapur ne pjesen e kokes dhe te flokeve, duke e terhequr me dhune”, - thuhet ne relacionin e kerkeses se demokrateve.

Demokratet: Pse duhet te denohet veprimi i Rames

Ne kerkesen e dorezuar ne Kuvend, deputetet demokrate japin edhe argumentet se pse kreu socialist Edi Rama duhet te hetohet, pasi ka kryer nje veprim te rende, me sinjale poshterimi dhe fyese. “Veprimi ka qene i kryer per te shprehur jo vetem dhunen fizike, por edhe sinjale te pastra poshterimi, shperfilljeje dhe fyese. Ketij veprimi te dhunshem, diplomati i eshte pergjigjur vetem me fjale, duke i thene qe kjo eshte nje sjellje aspak njerezore dhe qe nuk i kishte ngjare kurre me pare. Nga ana e z. Rama, veprimi i dhunshem i mesiperm eshte shoqeruar edhe me perseritjen e shprehjes, qe i atribuohej diplomatit, si “provokator”, - shkruajne nismetaret. Sipas tyre, nga ana e diplomatit, eshte reaguar, duke i thene se “nje njeri qe sillet ne kete menyre te dhunshme me nje bashkebisedues nuk eshte e denje per nje njeri qe kerkon te qeverise shqiptaret”. Duke theksuar qarte se e gjithe kjo skene eshte ndjekur drejtperdrejt nga te pranishmit dhe konflikti eshte neutralizuar prej tyre.

ANETARET

Kryetar

Fatbardh Kadilli PD

Anetare

Paulina Hoti

Osman Metalla

Gert Bogdani

Dashnor Sula

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›