PD kritika qeverisë për mungesë të infrastrukturës ligjore
Prishtinë -Partia e Drejtësisë ka kritikuar qeverinë kosovare për një sërë çështjesh. Sipas kësaj partie, mungesa e infrastrukturës ligjore, ka dëmtuar procesin e privatizimit dhe atë të koncesionimit të disa njësive të ndërmarrjeve publike. Sipas Safet Merovci, nënkryetar i PD-së, legjislativi i vendit duhet të miratojë ligjin për koncesion.
“Parlamenti i Kosovës duhet të aprovojë një ligj modern për koncesion, që mbështetet në parimet themelore të cilat bazohen në standardet e pranuara dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, të përcaktuara nga mekanizmat relevantë ndërkombëtarë (Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Ligjin për tregti të jashtme (UNCITRAL United Nations Commission on International Trade Law) dhe të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ky ligj duhet të përcaktojë kushtet, mënyrat dhe procedurat për grantimin (dhënien) e koncesionit për eksploatimin e resurseve natyrore, pasurisë e cila është në shfrytëzim publik dhe përdoret nga të gjithë qytetarët e Kosovës”-tha Merovci.