E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët të diskriminuar në dogana

Shkup - Përveç përfaqësimit të ulët të kuadrove shqiptare në Doganat e Maqedonisë, në gjendje shqetësuese gjendet edhe përfshirja e kuadrove shqiptare në detyrat udhëheqëse. Në të gjitha sektorët dhe njësitë e doganave të Maqedonisë asnjë shqiptarë nuk mban postin udhëheqës. Poashtu edhe njësitë rajonale të doganës shqiptarët nuk janë emëruar në detyra udhëheqëse.

Të punësuarit shqiptarë kanë deklaruar se ndjehen të diskriminuar nga përbërja aktuale e doganave. Siç bëhet e ditur treshja e mirënjohur në krye të këtij institucioni, drejtori Vanço Kargov dhe dy këshilltarët e tij, Vladimir Mijalkov, vëllai i shefit të Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror si dhe Gjorgji Naumovski janë ata që mbajnë këtë gjendje diskriminuese të shqiptarëve.

Deri tani BDI mban të fshehur mospublikimin e emrin e kandidatit të saj për postin e zëvendësdrejtorit, për shkak se shumë kandidatura për këtë post ishin refuzuar nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski. Pjestarët e komunitetit serb janë më të avancuar në pozita udhëheqëse në dogana, të cilët mbajnë edhe postin e ndihmës drejtorit në dogana. Në Doganat e Maqedonisë vazhdon të ngecë përfaqësimi i shqiptarëve dhe se sipas shifrave të siguruara, ky përfaqësim nuk shkon as deri në 10 për qind. (ina/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›