E Diel, 1 Nëntor 2026

Donatorët belgë do të mbështesin shëndetësinë në Kosovë

Prishtinë -Ministri Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi priti në takim Z. Luc Liebaut, diplomatin nga Ministria e Punëve të jashtme të Belgjikës, Drejtor i Deskut të Ballkanit dhe Z. Wim Peeters, Shef i zyrës belge në Prishtinë. Ministri Gashi falënderoi mysafirët për kontributin e Belgjikës në diplomacinë evropiane dhe botërore në mbështetje të Kosovës duke paraqitur shkurtazi organizimin e shëndetësisë kosovare, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet.

Liebaut e falënderoi Ministrin për mikpritjen duke shprehur mundësinë që shëndetësia kosovare të ketë përkrahje nga donatorët e Belgjikës. Konkludim i përbashkët ishte se mund të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Belgjikës, në veçanti trajtimin e pacientëve jashtë vendi dhe ngritjen e kapaciteteve të shëndetësisë kosovare nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, fusha me interes të përbashkët në lëmin e shëndetësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›