Ohër, zhvillohet konferenca për antikorrupsionin
Ohër - Përfaqësues të më shumë se 45 vendeve nga Evropa dhe Azia Qendrore do të marrin pjesë në konferencën me temë ''Lufta kundër korrupsionit - sfidat për zgjerimin e BE-së'', organizuar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria maqedonase e Drejtësisë në bashkëpunim me organizatat ''Transparency International'' dhe ''Transparencë zero korrupsion - Maqedoni'', që do të zhvillohet sot në Ohër.
Konferencën do ta hapë kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ndërsa do të mbajnë referate zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Ivica Bocevski, ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë, Antonio Milloshoski dhe Mihajllo Manevski si dhe drejtori administrativ i ''Transparency International'', Cobus de Schvard.
Para të pranishmëve do të prezantohen pikëpamje risi për disa nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje duke përfshirë sfida si reforma për anëtarësim në BE-së dhe lufta kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.