PD mbledh Këshillin, Berisha: Zgjedhjet ishin triumf

Takimi ka nisur me një minutë heshtje për viktimat në Norvegji, ndërsa më pas fjalën e ka mbajtur kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili përqendrua tek fitorja e zgjedhjeve për herë të katërt nga Partia Demokratike, siç vlerësoi ai. Berisha u ndal tek fitorja në Tiranë, që sipas tij, votuan si në vitin 1991 duke i dhënë fitoren kandidatit të djathtë pas 11 vitesh.
“Gara në Tiranë ishte e ngushtë për kryetar. Në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ne kërkuam që të numërohet çdo votë. Me rezultatin e ngushtë prova ishte e sistemit. Z. Rama kërkoi me dhunë dhe terror dhe me sulme primitive ndaj institucioneve të pavarura, që t’u impononte shqiptarëve një rezultat paraprak për rezultat përfundimtar. Kjo nuk do të ndodhë kurrë për sa kohë kjo forcë politike i beson lirive dhe votës së lirë”, theksoi Berisha.
Ai shtoi se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u sulmua ashpër. “Në momentin kur ne nuk jemi në gjendje të numërojmë çdo votë të shqiptarëve, ne nuk duhet të ekzistojmë”, shtoi kryeministri, duke nënvizuar se u krijuan skena më primitive.
“Votat e hedhura në kutitë e gabuara janë një dukuri e rëndomtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë dukuri në Britaninë e Madhe”, vijoi ai duke folur për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara. “Këto zgjedhje shënuan një triumf të vërtetë, jo vetëm të programit të Aleancës për Qytetarin, por një triumf të vërtetë të shtetit ligjore dhe institucionet e pavarura kushtetuese, të cilat numëruan çdo votë njëlloj si demokracitë më të mëdha të botës”, u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe vota e presidentit u gjet aty ku ishte. /S.Lleshi/Start/
2011-07-23 10:35