Videopërgjimi, Gjykata rrëzon kërkesën e avokatëve të Metës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e avokatëve të kreut të LSI-së, Ilir Meta, në lidhje me çështjen e videopërgjimit. Në seancën e sotme, avokatët e Metës, kanë kërkuar administrimin si provë të kasetës së incizuar, së bashku me procesveralin e transkiptimit të videos.
Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, e cila ka theksuar se kaseta Prifti-Beqiri nuk mund të merret si provë. Dritan Prifti është dëshmitari i parë për videopërgjimin.
Pas daljes nga Gjykata ai ka deklaruar se ditën e sotme ka qenë duke pritur në një dhomë tjetër për t`u thirrur si dëshmitar. “Erdha për të bërë detyrën time si qytetar për të çuar nëj mision që unë i kam caktuar vetes. Do të vijë sërish kur të më thërrasin”, u shpreh Prifti për median.
Seanca e radhës ndaj Metës do të jetë më 25 Korrik.