E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes nëna e Aldo Bares,“kapoja” mungon në varrim

22/07/2011  Bare tërhoqi kërkesën për pjesëmarrje në varim, priti ngushëllimet në qelinë e 313

TIRANE-Vdekja e Ikbale Shkurti, nënës së kreut të Bandës së Lushnjës Aldo Bare, ka detyruar këtë të fundit t’i drejtohet me një kërkesë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë së Burgjeve, për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit. Bare i është drejtuar me një kërkesë dy institucioneve, ku i vinte në dijeni se në orën 11:00 ishte caktuar ceremonia e varrimit të nënës së tij, e cila banonte në qytetin e Lushnjës. Nisur nga këto rrethana ai kërkonte nga Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve, dhënien e lejes për të marrë pjesë në varim, shoqërimin e tij me efektivë të policisë dhe garantimin e sigurisë fizike. Pas diskutimeve të shumta kjo kërkesë s’ka mundur të marrë zgjidhje për shkak se dhe vetë Aldo Bare ka hequr dorë prej saj në momentet e fundit, duke u shprehur se nuk kishte dëshirë të ishte pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit. Nuk dihen shkaqet e këtij vendimi, por burime pranë Prokurorisë thanë se ishin informuar nga juristi i burgut 313 se i pandehuri Aldo Bare kishte nënshkruar një deklaratë se tërhiqej nga kërkesa e bërë prej tij dhe se dëshironte të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij Ikbale Shkurti që u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare. Vetë Prokuroria ende nuk kishte vendosur nëse do miratonte ose jo kërkesën e të pandehurit Aldo Bare, por burimet sqaruan se ai përbënte një rrezikshmëri tepër të lartë dhe për pasojë një arratisje e mundshme e tij, mund të sillte probleme për policinë dhe drejtësinë. I të njëjtës ideje duket se kanë qenë dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, të cilët siç mësohet duket se e kishin me tepërt ‘frikë’ shoqërimin e Bares në qytetin e Lushnjës. Siç mësohet nga burime pranë burgut 313 ku qëndron i izoluar numri një i Bandës së Lushnjës Aldo Bares, ky i fundit përgjatë ditës së djeshme ka pritur në qelinë e tij dhjetëra të burgosur. Në ambientet e burgut, kapobanda Aldo Bare ka marrë ngushëllimet e të dënuarve dhe të paraburgosurve që janë izoluar në qelitë e burgut të sigurisë së lartë 313. Edhe drejtoria e këtij burgu është bashkuar me dhimbjen e Bares, e cili është cilësuar nga politika, por dhe nga Prokuroria si njeriu më i rrezikshëm në Shqipëri. Ndaj tij Prokuroria ngriti plot 11 akuza, nga vrasja deri në shkatërrimin e vareve. Për të gjitha këto vepra penale, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e dënoi Baren me burgim të përjetshëm. Me këtë vendim nuk është pajtuar Aldo Bare, i cili ka apeluar vendimin duke kërkuar pafajësi. Përgjatë seancave gjyqësore Bare ka këmbëngulur se nuk kishte krijuar asnjë bandë kriminale dhe se nuk kishte vrarë asnjë person. Të gjitha akuzat e Prokurorisë ai i ka quajtur si trillimi, të ngritura nga thashethemet e politikanëve dhe se për asnjërën prej tyre nuk kanë ekzistuar prova

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›