E Diel, 1 Nëntor 2026

PD mbledh sot konventën: Dohapim 250 mijë vende pune

Të tjera rreth shkrimit Rama-Berishës: Hajde në debat publik TIRANE- Partia Demokratike mbledh sot në 15:30 konventën për punësimin dhe pagat e larta. Kryeministri Berisha njëkohësisht kryetari i PD-së shkruan në profilinin e tij në facebook se krijimi i vendeve të reja të punës do të jetë kryefjala e programit të PD-së

Ai premton se “në 4 vitet që vijnë ne do të krijojmë 250 mijë vende pune. Ne do ta arrijmë këtë me rritjen e investimeve të huaja me 30%, pra nga 4 në 6 miliard dollare. Katër vitet që vijnë vetëm në kaskadë e Devollit, TAP dhe gazifikimin e vendit do investohen mbi 2 miliardë dollarë. Po kështu do rriten me 30% investimet e sektorit privat, vendas dhe atij publik.”- shkruan kryeministri Berisha duke e mbyllur fjalën e tij me deklaratën “Ne mbajme premtimet tona! sb

CFARE SHKRUAN BERISHA NE FB
“Te dashur miq! Sot mblidhet Konventa e Partise Demokratike per punesimin dhe paga me te larta. Shendeti, familja dhe puna jane tri bekimet e medha te Zotit per njeriun e lire. Ne 4 vitet qe shkuan, zgjerimi i lirise ekonomike, permiresimi i ndjeshem i klimes se biznesit, anetaresimi ne NATO bene te mundur qe ne Shqiperi te investohen ne industri, telekomunikacion dhe teknologji te larte, hidroenergji, turizem, infrastrukture, bujqesi dhe dege te saj, nga investitore te huaj e vendas dhe buxheti i shtetit rreth 12 miliard dollare, me te cilat u krijuan 200 mije vende pune, çka sipas Komisionit Europian beri qe Shqiperia te kete nje rritje ekonomike 4 here me te madhe se sa rajoni dhe te jete vendi i vetem qe nuk pati rritje por ulje te papunesise.

Ne jemi ndryshimi! Ne 4 vitet qe vijne ne do te krijojme 250 mije vende pune. Ne do ta arrijme kete me rritjen e investimeve te huaja me 30%, pra nga 4 ne 6 miliard dollare. Kater vitet qe vijne vetem ne kaskaden e Devollit, TAP dhe gazifikimin e vendit do investohen mbi 2 miliarde dollare. Po keshtu do rriten me 30% investimet e sektorit privat, vendas dhe atij publik. Ne mbajme premtimet tona! sb

(Foto: Postimi i Berishës sot ne FB)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›