E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD ndez motorët e fushatës në Gjirokastër

Partia  Demokratike ka çelur siparin e fushatës elektorale në Gjirokastër. Drejtuesi politik i këtij qarku Tritan Shehu u shpreh se 25 prilli do të shënojë përmbysjen e madhe të regjimit autokratik të të majtëve.

“Sot Partia Demokratike e qarkut të Gjirokastrës ndez motorat elektoralë drejt fitores së 25 prillit. Jemi mbledhur me drejtuesit kryesorë të strukturave tona në qark, pikërisht, për të ecur përpara me gjithë forcën tonë, për të mobilizuar jo vetëm strukturat, por gjithë këtë elektorat të gjërë të këtij qarku fisnik me një traditë të madhe historike, demokratik për t’i dhënë fund këtij regjimi autokratik, i cili ka çuar jo vetëm Shqipërinë, por edhe këtë qark veçanërisht, në mizerje, në varfëri, në përbuzje, që i ka mbytur jo vetëm me arrogancën, por edhe me epideminë që ka plasur e shpërthyer si kudo, por veçanërisht në qarkun e Gjirokastrës. Prandaj, absolutisht, sot jemi mbledhur të gjithë së bashku për të diskutuar, për të vënë piketat për të ecur përpara të sigurtë drejt 25 prillit i cili do shënojë ndryshimin e madh, përmbysjen e madhe, për Shqipërinë, por edhe për qarkun e Gjirokastrës. Do shënojë pikërisht daljen nga kjo mizerje, ndërprerjen e braktisjes së imponuar që i bëhet këtij qarku nga banorët e tij për kushtet e krijuara në mënyrë tragjike dhe për t’i dhënë ato vlera që ka pasur në historinë e Shqipërisë mijëra vjeçare dhe që realisht do të jenë përsëri si flamur i zhvillimit i intelektualizmit, progresit të vendit tonë.”-shprehet drejtuesi politik, Tritan Shehu

Gjatë takimit me drejtues të strukturave demokrate u bë edhe prezantimi i Shehut, si kandidat kryesues në listën e deputetëve të të djathtës gjirokastrite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›