Zyrtarizohen negociatat, Berisha: Marrëveshje me PS- në për presidentin
Tiranë- Kryeministri Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar demokrat ku edhe është mandatuar për fillimin e negociatave për zgjedhen e kreut të ri të shtetit.
Berisha ka deklaruar se negociata dë të zhvillohen me të gjitha partitë, si edhe me opozitën. Sipas tij deri më tani marrëveshjet me Ramën kanë qenë të dështuar, ndërsa ato me ish- kryeministrin Nano ai i ka cilësuar si të sukseshme.
Do bëhen negociata të ndershme duke e përfshirë edhe opozitën. Këto negociata, dëshmi dhe detyrim politik për qytetarët.Kjo maxhorancë i ka të gjitha mundësitë të bëjë këtë vend me President. Zgjedhja e Presidentit, proces i negociueshëm me të gjitha palët politike. Me drejtuesit kryesorë të PS kam dy praktika. Me Nanon kam bërë disa marrëveshje direkte të firmosura dhe të mbajtura. Me Ramën kam patur bashkëpunim para 2009, jo në tryezë si më pare, por përmes ekipeve.Tentativa me Ramën ishte dështim, i qëndroj tezës për negociata. Negociatat duhet të fillojnë në selinë e Parlamentit.Të caktojmë kryetarin dhe 2 personalitete te kryesisë për negociatat. Kushtetuta është e qartë për zgjedhjen e Presidentit- tha ai.
Ndërsa paraditen e sotme në Konferencën e Kryetarëve u vendos që raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit do të zhvillohet në datën 30 Maj.
Përvec Berishë është mandatuar edhe deputeti Patozi dhe Spaho, të cilët do të merren me negociatat.