E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD nxjerr ne treg poeziteerotike te Sokol Olldashit

Te tjera rreth shkrimit PDF Faqja e pare e gazetes SHQIPTARJA.COM Mbyllet sot panairi i librit Helena Kadare autorja me e mire e vitit TIRANE-...behet e qarte eshte se menyra sesi ministri Sokol Olldashi e rrefen nepermjet vargjeve dashurine e seksin le shume per te komentuar dhe do te behet padyshim objekt diskutimesh edhe ne keto dite. Do te jete shume interesante te dihet koha se kur jane shkruar poezite dhe kete mund ta sqaroje vetem autori Sokol Olldashi.

Ne kete numer reviste jane perzgjedhur gjithsej 12 poezi te Sokol Olldashit. Ka nje lloj ndryshimi. Nese per autore dhe shkrimtare te tjere eshte vendosur viti se kur jane shkruar poezite ne rastin e ministrit Olldashi keto nuk jane shkruar.

Dhe sikurse shkruhet ne faqet e brendshme te kesaj reviste botimi eshte i sponsorizuar nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve UET e cila ne fakt ne kete panair po promovon suksesshem edhe botimet e veta si dhe fondacioni Hi Classic.

Qellimi yne kryesor eshte ti sherbejme letersise dhe kultures sone kombetare dhe te sjellim mes nesh me shume drite mendimi me shume dituri me shume vertetesi. Kriteret e perzgjedhjes per botim jane ne shijet tona dhe shijet tona i nenshktrohen asaj qe na prek shpirtin asaj qe na imponohet me vlerat qe mbart madje edhe kur na kundervihet thuhet ne faqen e fundit te revistes ne shenimin qe ka bere botuesja Mira Meksi.
Nje nga poezite te publikuara sot ne gazete eshte kjo
---

Mos u merakos e dashur
Nese do te kemi uri
Gjoksin tend do te hame
Njerin une tjetrin ti
E nese sdo te ngopemi
Kofshen tende te bardhe
Krahun tim te forte.
Me vone
Testet e mia e mitren tende
E nese serish sdo te jemi
ngopur
Kraharoret e njeri tjetrit
do te cajme
Me dhembe
E ne grahmat e fundit
Do te kafshojme
Zemrat.

DEBATET
Kryeministri Berisha dhe Edi Rama gjate ketyre dy diteve u perfshine ne debate te ethshme per librin. Berisha ka anashkaluar stenden ku ishte publikuar libri i kreut te opozites Edi Rama Kurban dhe pytjes se gazetareve i eshte pergjigjur Nuk ishte e paqellimte sepse une jam nje liberdashesh. Zoti i mbrojte letrat nga politikanet e deshtuar por Zoti e mbrojte dhe politiken nga shkrimtaret e deshtuar. Nuk mendoj se meritojne nje nderim te vecante ata qe deshtojne ne politike dhe rendin pas letrave qe kane per strehe. Letrat jane eliksir i mendimit ndaj dhe jo pa qellim u mora me shkrimtaret e vertete dhe lashe menjane deshtaket e politikes qe duan te shnderrohen ne shkrimtare . Megjithate zedheneses time i thashe mundesishit shko bleje librin se te ka bere personazh. Kryeministri u ndal dhe tek botimi i Blushit.
Nuk dua te perfshihem ne rivalitetin e tyre. Nuk jane e njejta gje. Sic e kam thene Blushi ka nje biblioteke shume te madhe te gjyshit te tij- tha Berisha.
I menjehershem ka qene reagimi i Rames ne Teitter Sali fisnikeria seshte si plehrat qe i shumon apo si votat qe i vjedh O e ke o se ke as Zoti ste ndihmon dot ne kete pike. E meqe ra fjala na thuaj cfare lexonte gjyshi yt Sali po biblioteken te madhe e kishte u shpreh Rama dy dite me pare ne twitter.

Poezite e tjera te Olldashit dhe intervisten me Mira Meksin kryeredaktoren e Mehr Licht mund ti lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›