VIDEO e hedhur nga gazeta TemA në YouTube bëhet hit
Ky video lajm i publikuar nga Tema TV, ku shfaqen disa të rinj nga qyteti i Fierit që u kishin veshur 2 qenve flamuj grekë, është bërë ndër më të klikuarit në rrjetin YouTube.
Video u publikua vetëm 2 ditë më parë, por ka arritur deri tani mbi 22 mijë klikime.
Protestuesit poshtëruan simbolet e shtetit helen, në shenjë reagimi ndaj disa anëtarëve të Agimit të Artë, që në ceremoninë përkujtimore mbajtur në Himarë, në 3-vjetorin e vrasjes së Aristotel Gumit, bënë thirrje anti-shqiptare.
Video është komentuar me zemërim të madh, nga lexues me shtetësi greke.
Ndër komentet shkruar në greqisht dhe anglisht, bien në sy fyerje drejtuar të rinjve shqiptarë si edhe 2 qentë e veshur me flamuj, duhet të jenë më të zgjuar sesa vetë djemtë që i mbajnë përdore.
Mes komentuesve ka nisur një debat i ashpër, çka dëshmon se retorika nacionaliste shoqërohet me tone të larta dhe provokon ndjeshmëri madhe në të dy krahët e kufirit.