E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, rifreskimi i drejtimit ne janar

Demokratet jane ne kerkim te rifreskimit te strukturave dhe forumeve drejtuese te partise, te cilat do ta udheheqin ate ne fushaten elektorale, ne perpjekjet per te perseritur dhe nje mandat te dyte qeverises. Partia Demokratike pergjate ketij muaji do te perfundoje zgjedhjet e brendshme te saj, te cilat per here te pare do te zhvillohen sipas parimit "Nje anetar, nje vote". Keshtu per here te pare kete vit, partia me e madhe e mazhorances do t'i nenshtrohet zgjedhjeve te brendshme, perpara sa te futet ne fushaten per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme parlamentare. Javen e ardhshme pritet qe kryesia e Partise Demokratike te shpalle edhe hapjen zyrtare te fushates per zgjedhjet e ardhshme ne kete parti dhe te jape udhezimet e fundit per kete proces zgjedhor. Ne mbledhjen e fundit te kryesise se PD-se per vitin e kaluar, u vendos qe brenda muajit janar te perfundonte procesi i zgjedhjes se 12 kryetareve te rinj te degeve te Partise Demokratike ne te gjitha qarqet e vendit. Muaji janar mund te konsiderohet edhe si muaji i gares se vertete te PD-se, duke qene se ne te gjitha deget e kesaj partie do te zhvillohen zgjedhjet per kryetar, sipas parimit "nje anetare-nje vote". Keshtu kandidaturat e shpallura dhe ato te rejat qe do te shpallen gjate ketij muaji, do te kalojne proven e kryesise dhe me pas anetaresia e kesaj partie do t'i drejtohet kutive te votimit, per te bere perzgjedhjen. Por gara ashtu sic edhe pritej, do te jete me e forte ne kryeqytet, duke qene se deri tani nje pjese e mire e kandidaturave jane shpallur dhe kane nisur fushaten e tyre ne media dhe organizmin ne terren. Nje tjeter proces i rendesishem me te cilin pritet te perballet partia me e madhe e mazhornaces, eshte ai i zgjedhjes nga ana degeve te PD-se kandidaturave per deputet. Strukturimi i PD-se eshte parashikuar te kryhet ne menyre te tille qe t'i vije per shtat edhe sistemit te ri zgjedhor, me te cilin do te kryhen zgjedhjet e radhes. Duke qene se ky sistem eshte proporcional rajonal, do te jene strukturat baze te PD-se ato qe do te percaktojne edhe kandidaturat per deputetet e ardhshem. Kryetari i Partise Demokratike, njekohesisht kryeministri Berisha ka premtuar se viti 2009 do te jete nje vit i rendesishem per organizimin e brendshem te kesaj partie.

12 Dege Te Partise Demokratike do ti nenshtrohen edhe gares per zgjedhjen e kryetareve te tyre te rinj. Procesi i zgjedhjes se kryetareve sipas parimit "Nje anetare, nje vote" nuk do te lere asnje nga deget pa perfshire ne zgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›