Topi, gati dekreti per zgjedhjet

Presidenti i Republikes Bamir Topi do te dekretoje daten e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, brenda ketij muaji. Me hyrjen ne fuqi te Kodit Zgjedhor, ne 13 janar, kreut te shtetit, i mbeten ligjerisht shtate dite ne dispozicion per te vendosur se cila do te jete dita kur shqiptaret do te votojne per te zgjedhur perberjen e Kuvendit te ri. Periudha kur Presidenti Topi do te vendose per zgjedhjet, eshte pikerisht java e fundit e ketij muaji e nderkohe qe nuk perjashtohet mundesia qe zgjedhjet te zhvillohen pikerisht te dielen e fundit te muajit qershor. Nese llogarisim ne afate ideale kohen qe i duhet ligjit zgjedhor te hyje ne fuqi, presidenti Topi deri ne 21 janar duhet te kete realizuar konsultimet me partite politike dhe te kete shpallur daten e zgjedhjeve, e cila do te jete 21 ose 28 qershori. Sipas tradites, kreu i shtetit do te konsultohet me forcat politike per daten e zgjedhjeve per te dhene me pas vendimin e tij per to. Me dekretimin nga ana e tij ne 30 dhjetor te vitit qe shkoi, te ligjit te zgjedhjeve tashme nuk mbetet gje tjeter vecse shpallja e dates se zgjedhjeve dhe pergatitja e tyre. Me dekretin, Topi mbylli debatet politike per Kodin Zgjedhor dhe i dha fund ngercit per nisjen me pergatitjet e zgjedhjeve. Mbyllja e ketyre procedurave, ja le ne dore topin qeverise per te vijuar procedurat per zhvillimin e zgjedhjeve. Me angazhimin e marre per realizimin e standardeve te zgjedhjeve, ekzekutivi duhet te realizoje ne gjashte mujorin e pare te vitit, kartat e reja te identitetit dhe pasaportat biometrike. Te pakten keshtu ka premtuar vazhdimisht Ministria e Brendshme. Ne deklarata publike eshte theksuar se shume shpejt do te nise prodhimi i kartave te identitetit. Ne fakt ne ligj behet e qarte se per realizimin e standardeve ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nevojitet qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te nise punen me pergatitjen e tyre, gjashte muaj para zhvillimit te procesit elektoral. Nje afat i tille duket se eshte i pamundur, per sa kohe qe ende nuk dihet se kush do te jene anetaret e rinj te KQZ-se, duke qene se komisioni aktual nuk do te kete fatin te pergatise keto zgjedhje. Partite do te mund te kompletojne KQZ-ne e re, vetem ne muajin shkurt, cka do te thote, nje muaj me pak kohe per pergatitjen e zgjedhjeve qe do te mbahen ne qershor. E pikerisht per te mundesuar nje pergatitje sa me te mire, pritet qe data e zgjedhjeve te caktohet te dielen e fundit te muajit qershor, ne menyre qe KQZ dhe komisionet e tjera te kene sa me shume kohe ne dispozicion. Debatet konkrete do te celen ne 19 janar, ku do te hapet zyrtarisht dhe sesioni i ri parlamentar dhe i fundit per kete Kuvend.
Sesioni
Kuvendi do te hape dyert per kete vit ne 19 janar. Ne sesionin e fundit parlamentar, duket se deputeteve nuk u ka mbetur shume ceshtje te mbetura pezull, pervec kufizimit te imunitetit te tyre, qe prej tre vitesh sorollatet ne komisione.
Pergatitjet
Me dekretimin e dates se zgjedhjeve nga kreu i shtetit, detyra per procesin zgjedhor i kalon me pas qeverise, e cila pergjigjet per realizimin e kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike, si kushte per te realizuar procesin.
30 Dhjetor Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi Kodin Zgjedhor. Pa humbur as nje dite kohe, kreu i shtetit kete here firmosi ligjin qe Kuvendi e miratoi me shumice votash ne seancen e 29 dhjetorit, ku PD dhe PS serish prodhuan konsensus.