E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, skema per fushaten elektorale

Socialistet startojne pergatitjet per fushaten elektorale te ketij viti. Duke pritur dekretimin e dites se zgjedhjeve nga ana e kreut te shtetit, Topi, partia me e madhe opozitare nuk ka humbur asnje dite kohe, duke percaktuar dhe prioritetin numer nje ne keto momente, qe eshte prodhimi dhe pajisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike te qytetareve shqiptare, nje nga kushtet jetike per nje proces te rregullt dhe te drejte zgjedhor. Kerkese kjo jo vetem e socialisteve dhe e partive te tjera opozitare, por edhe e vete nderkombetareve qe asistojne dhe monitorojne te gjithe kete proces ne Shqiperi, si nje kusht themeltar per integrimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike. "Partia Socialiste po ndjek me prioritet ceshtjen e kartave te identitetit dhe te pasaportave biometrike, pajisjen e votuesve me keto dokumente identifikimi, duke pasur parasysh faktin se qeveria ka deklaruar se qe ne javet e para do te filloje prodhimi dhe shperndarja nga kompania qe ka marre persiper nje pune te tille. Element tjeter i prioritetit te PS ne kete fillimviti elektoral eshte ngritja e strukturave elektorale dhe organizimi elektoral, qe nga shtabet elektorale e deri te organizimi ne cdo qelize i strukturave te partise por dhe te qytetareve per ti pasur te gatshme gjate fushates elektorale. Dhe elementi i trete eshte pergatitja e gjithanshme per startimin fushates elektorale ne muajt maj dhe qershor te ketij viti", ka qene deklarata e sekretarit per ceshtjet zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami. Por gjithcka pritet te filloje me hyrjen ne fuqi te Kodit Zgjedhor, qe do te sjelle per pasoje dhe konstituimin dhe fillimin nga puna te KQZ se re, e cila do te marre ne dore organizimin e tere procesit zgjedhor. Nje rendesi paresore do te kete ndarja e zonave etj. Njeheresh pritet qe KQZ te paraqese ligjin e vecante per miratim ne Kuvend per ndarjen e zonave zgjedhore sipas qarqeve, pas studimit te numrit te votuesve, duke i ndare ato sipas nje formule te caktuar. Me miratimin e ketij ligji te vecante, percaktohet sipas numrit te votuesve dhe sa deputete do te kete cdo qark. Pas ketij momenti pritet te startoje dhe ngritja e shtabeve elektorale per secilin qark nga ana e PS, duke specifikuar dhe perzgjedhjen e kandidaturave qe do te jene ne listen shumeemerore.

Kandidatet per deputete, pak para fushates elektorale

Kandidatet per deputete, qe do te vendosen ne listen shumeemerore te Partise Socialiste sipas qarqeve, pritet te behen publike vetem pak dite para fushates elektorale. Kete e ka bere te qarte kryetari socialist Rama, sipas te cilit emrat qe do te zene vend ne lista do te jene produkt jo vetem i pelqimit te strukturave socialiste, por dhe te qytetareve, te cilet nepermjet bordeve te ngritura per kete qellim, do te perzgjedhin figurat me me perkrahje ne komunitet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›